Instituti Konfuci, në Universitetin e Tiranës ka hapur regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze për të gjithë të interesuarit.

Regjistrimet kryhen online në web faqen http://ciut.edu.al , https://ciut.edu.al/2021/02/hapen-regjistrimet-e-reja/ , gjithashtu kurset do te zhvillohen online përmes platformës ZOOM.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron: 

- Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, për të gjithë të interesuarit.
- Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
- Bursa studimi në universitet më të mira të Kinës, për çdo student shqiptar.
- Evente të ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj.
Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

Të gjithë të interesuarit mund të kryejnë regjistrimet për gjuhën dhe kulturën kineze (semestri i dytë) për vitin akademik 2020-2021, nga data 15 Shkurt 2021 deri në datë 15 Mars 2021.

Për të kryer regjistrimin vizitoni faqen http://www.ciut.edu.al/ , ose mund të klikoni në linkun këtu:https://ciut.edu.al/2021/02/hapen-regjistrimet-e-reja/ .

Klikoni për më tepër:

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës hap regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze

   

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.