Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

Nota

Pikët

4

deri në 50 pikë

5

51-57 pikë

6

58-65 pikë

7

66-73 pikë

8

74-81 pikë

9

82-89 pikë

10

90-100 pikë


Mundësia për studime të mëtejshme

Kurikula prej 120 kreditesh e programit të Masterit Profesional në Administrim Biznes është e ndërtuar sipas kartës së Bolonjës dhe është pjesë e sistemit Europian të transferimit dhe akumulimit të krediteve. Kjo i mundëson studentëve transferimin e krediteve të marra në këtë program studimi të këtij institucioni, në një institucion tjetër, duke rritur fleksibilitetin e programit të studimit për studentët dhe duke i dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme në institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit. E gjithë kjo është në interes të mbështetjes, ballafaqimit dhe adoptimit ndaj nevojave të tregut qe janë në ndryshim të vazhdueshëm.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Programi i Masterit Profesional në Administrim Biznes është një përgjigje ideale për kërkesat e biznesit dhe industrisë, duke i pozicionuar studentët që mbarojnë këtë cikël studimesh në mënyre të favorshme në tregun e punes. Kjo u siguron studentëve të cilët mbarojnë MPAB një avantazh konkurrues dhe u jep atyre prioritet në arritjen e një karriere të suksesshme.

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i administrim biznesit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në:

  • Kompani/organizata private apo publike, vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit

  • Njësi të pushtetit qëndror dhe lokal,

  • Ente, agjensi dhe shoqata të ndryshme

  • Autoritete të larta të biznesit

  • Dhomat e tregtisë,

  • Organizata jofitimprurëse

  • Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja

  • Në banka vendase ose te huaja, të nivelit qendror apo dytësor

  • Shumë biznese të tjera, si specialistë të fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherëve dhe këshilluesve të biznesit

Studentët të cilët përfundojnë MPAB kanë një diapazon të gjerë të mundësive të punësimit, nga ku bazuar në aftësitë, përvojën, dëshirat dhe nevojat e tyre, mund të realizojne hyrjen efektive në tregun e punës, nga një pozicion i specialistit të thjeshtë deri në pozicionet më të larta manaxheriale.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Aftësi Manaxheriale 6 60 I
2 Manaxhim Strategjik i Avancuar 7 60 I
3 Sjellje Organizative në Organizatat e Biznesit 6 60 I
4 Strategji Operacionesh 7 60 I
5 Sisteme Planifikimi dhe Kontrolli Manaxherial 6 60 I
6 Kontabilitet Manaxherial 6 60 II
7 Manaxhim Financiar 6 60 II
8 Marketing Manaxherial 6 60 II
9 Avancimi i Zotësive të MBNJ 6 60 II
10 Qeverisje Korporatash 7 60 II
Gjithsej Viti i Parë 63 600  
Viti i Dytë
1 Marrje Vendimesh Manaxheriale 6 60 I
2 Sisteme Informacioni të Manaxhimit 6 60 I
3 Manaxhim Projektesh 6 60 I
4 Sipërmarrje 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje
11 Problemet e Biznesit dhe Manaxhimi i Riorganizimit 6 60 I
Manaxhimi i Shpërblimit dhe Performancës
12 Praktika 12 300 II
13 Mikroteza 15 50 II
Gjithsej Viti i Dytë 57 650  
Total Viti I+II 120 1250