Zyra e Informacionit

Adresa: Godina B Kati I

Orari: E Hënë – E Premte 07:30 – 19:00

Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Shërbimet e ofruara:

Informacion i përgjithshëm për orientimin e studentëve – pika e parë e kontaktit;

  • Shpërndarje e kuponit të arkëtimit për shërbimet e mëposhtme;
  • Vërtetim studenti;
  • Listë notash e pjesshme;
  • Listë notash e plotë;
  • Program studimi 1 lëndë;
  • Program lëndësh në Shqip;
  • Program lëndësh në Anglisht;
  • Karton diplome.

Sekretaria Mësimore

Adresa: Godina B Kati I

Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00

Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Shërbimet e ofruara:

  • Informacion i përgjithshëm mbi programet e studimit/lëndët përkatëse;
  • Regjistrim i studentëve në sistemin informatik, i rëndësishëm për regjistrimin në provime;
  • Hartim dhe plotësim i dokumentacionit që kërkohet nga studentët pranë zyrës së informacionit.

Biblioteka

Adresa: Godina A Kati III

Orari: E Hënë – E Premte 08:30 – 19:30
          E Hënë – E Dielë 8:30 - 19:30 gjatë sezonit të provimeve

Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Shërbimet e ofruara:

  • Huazim i librave/teksteve. Studentët mund të regjistrohen duke paraqitur një vërtetim studenti, fotokopje të kartës së identitetit dhe një foto;
  • Sallë studimi;
  • Hapësirë për kryerjen e detyrave apo projekteve në grup.

    Katalogu Online OPAC Biblioteka FEUT

Qendra e Karrierës

Adresa: Godina B Kati I

Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00

Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Shërbimet e ofruara:

  • Workshop-e të përjavshme mbi tematika si: “Ndërtimi i një CV-je”, “Një intervistë e suksesshme” etj;
  • Informacion në lidhje me mobilitetet dhe bursat e studimeve jashtë vendit, si edhe ndihmë përgjatë gjithë procesit të aplikimit;
  • Organizim: Shkolla Verore/Dimërore, Takime të hapura, Leksione të hapura, Kampionati i Debatit, Panairi i Karrierës, Bussines Trip, Bussines Speed Dating, etj.

Zyra e Shërbimeve

Adresa: Godina A Kati II (përballë A204)

Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:00

Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Shërbimet e ofruara:

  • Informacion, mbledhje dokumentacioni dhe shqyrtim i dosjeve të studentëve që janë klasifikuar me status të veçantë dhe si të tillë, nuk e paguajnë apo fitojnë të drejtën për të paguar tarifën 50% të vlerës së tarifës vjetore të shkollimit në bazë të VKM-ve që publikohen në fillim të çdo Viti Akademik;
  • Informacion, mbledhje dokumentacioni dhe shqyrtim i dosjeve, bashkë me Komisionin e Shqyrtimit të Bursave, që përcaktohet çdo vit "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve në institucionet arsimore publike" për vitin e dytë dhe të tretë;
  • Tërheqje dokumentacioni dhe çregjistrim i studentëve;
  • Mbledhje e faturave të arkëtuara të tarifave të shkollimit.
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.