Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të ciklit të parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore” |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë-Kontabilitet është t’u japë studentëve njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, me qëllim formimin e specialistëve të aftë për të punuar në këto fusha, si specialistë finance dhe kontabiliteti të njësive të vogla e të mesme të sektorit privat dhe publik. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon thellime në fusha të tilla si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, master i shkencave, ose të një masteri profesional, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.
Veprimtaritë formuese:
- Lëndë të formimit të përgjithshëm: Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi, Matematikë e Përgjithshme, Makroekonomi, Baza Statistike, Statistikë e Zbatuar;
- Lëndë të formimit karakterizues: Bazat e Marketingut, Menaxhim, Bazat e Financës, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Investime, Drejtim Financiar, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim i Operacioneve, Kontabilitet Kosto, Paraja dhe Banka, Taksim Biznesi, Kontabiltet Drejtimi, Menaxhim Marketingu;
- Lëndë integruese: Komunikim në Biznes, Matematikë e Zbatuar, Informatikë, E Drejtë Biznesi;
- Lëndë me zgjedhje: Sociologji/Histori e Ekonomisë, Kulturë Gjuhe/Gjuhë e Huaj 3, Financat Personale/Seminar Special, Sipërmarrja dhe Menaxhimi i Biznesit të Vogël/Sistemet e Kompjuterizuara në Kontabilitet;
- Lëndë të formimit plotësues: Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2;
- Praktika;
- Diploma.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 40 pikë |
5 | 41-50 |
6 | 51-60 |
7 | 61-70 |
8 | 71-80 |
9 | 81-90 |
10 | 91-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Financë-Kontabilitet pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.
Studenti, i cili zotëron një diplomë të tillë mund të punësohet në institucione të ndryshme, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist finance dhe kontabiliteti në fushën përkatëse të studimit.
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Hyrje në Ekonomi | 7 | 75 | I |
2 | Bazat e Marketingut | 6 | 60 | I |
3 | Manaxhim | 6 | 60 | I |
Lëndë me zgjedhje 1 | ||||
4 | Shkrim Akademik | 5 | 45 | I |
Sociologji | ||||
5 | Gjuhë e huaj 1 | 4 | 60 | I |
6 | Mikroekonomi | 7 | 60 | II |
7 | Matematikë në Financë | 6 | 75 | II |
8 | Komunikimi në Biznes | 6 | 60 | II |
9 | Bazat e Financës | 7 | 60 | II |
10 | Gjuhë e huaj 2 | 4 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 58 | 615 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Makroekonomi | 6 | 60 | I |
2 | Hyrje në Modelim Financiar | 7 | 75 | I |
3 | Parimet Bazë të Kontabilitetit | 7 | 60 | I |
4 | Baza Statistike | 6 | 60 | I |
Lëndë me zgjedhje 2 | ||||
5 | Kulturë Gjuhe | 4 | 60 | I |
Gjuhë e huaj 3 | ||||
6 | Kontabilitet Financiar | 6 | 60 | II |
7 | Informatikë | 7 | 75 | II |
8 | Statistikë e Zbatuar | 5 | 60 | II |
9 | E drejtë biznesi | 5 | 45 | II |
10 | Investime | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 59 | 615 | ||
Viti i Tretë | ||||
1 | Drejtim Financiar | 7 | 90 | I |
2 | Manaxhimi i Burimeve Njerëzore | 5 | 60 | I |
3 | Manaxhimi i Operacioneve | 5 | 60 | I |
4 | Kontabilitet Kosto | 6 | 60 | I |
5 | Paraja dhe Banka | 6 | 60 | I |
6 | Taksim Biznesi | 6 | 60 | II |
7 | Kontabilitet Drejtimi | 6 | 60 | II |
8 | Manaxhim Marketingu | 5 | 60 | II |
Lëndë me zgjedhje 3 | ||||
9 | Financat Personale | 4 | 60 | II |
Seminar Special | ||||
Lëndë me zgjedhje 4 | ||||
10 | Sipërmarrja dhe Manaxhimi i Biznesit të vogël | 4 | 60 | II |
Sistemet e kompjuterizuara në Kontabilitet | ||||
11 | Praktika | 4 | 80 | II |
12 | Diploma | 5 | 25 | II |
Gjithsej Viti i Tretë | 63 | 735 | ||
Total Viti I+II+III | 180 | 1965 |