Biografia: Kreshnik Vukatana është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematike, Fizike dhe Natyrore – Universiteti i Bolonjës, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në Bachelor (2006) dhe në Master shkencor(2009). Ka mbrojtur doktoraturen në Universitetin e Tiranës në vitin 2016 në fushën e sistemeve të informacionit për sigurinë ushqimore. Prej vitit 2022 mban titullin Profesor i Asociuar. Ka eksperiencë disa vjeçare në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si koordinator ose anëtar. Autor ose bashkëautor i mbi 25 punimeve shkencore. Aktualisht, pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar. Titullar për lëndët Aplikimet Mobile, Sistemet e Bazave të të Dhënave dhe Programim në Web.
Fusha e kërkimit: Vizioni kompjuterik, Bazat e të Dhënave, Teknologjia Mobile, Teknologjia Ueb, Çështjet e Sigurisë në fushat e mësipërme.
Lëndët: Programim në Internet, Sistemet e Bazave të të Dhënave, Sistemet e Bazave të të Dhënave të Avancuara, Teknologjitë Mobile.