Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Informatikë Ekonomike |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të ciklit të parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore” |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike është t’u japë studentëve njohuritë bazë formuese në fushën e bazave të të dhënave, programimit, multimedias, etj me objektiv kryesor formimin e specialistëve të informatikës së aplikuar në biznes dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon studime në fusha të tilla bazë si gjuhët e programimit, arkitektura e kompjuterave, sistemet e operimit, algoritmikë, strukturë të dhënash, etj., të kombinuara me njohuritë në fusha të tjera si statistikë, ekonometri, matematikë e zbatuar në ekonomi, mikroekonomi, makroekonomi, etj.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.
Veprimtaritë formuese:
- Lëndë të formimit të përgjithshëm: Matematikë 1, Hyrje në Ekonomi, Matematikë 2, Mikroekonomi, Makroekonomi, Bazat e Statistikës, Statistikë e Zbatuar;
- Lëndë të formimit karakterizues: Hyrje në Informatikë, Algoritmikë, Programim në Java, Organizim i Sistemeve Kompjuterike, Struktura të të Dhënave, Arkitekturë dhe Vlerësim Kompjuterash, Sisteme Shfrytëzimi, Programim në C++, Komunikim të Dhënash dhe Rrjeta Kompjuterike, Matematikë e Zbatuar, Ekonometri, Teori e Bazave të të Dhënave, Programim në Internet, Sisteme Informacioni të Drejtimit;
- Lëndë integruese: Marketing, Menaxhim, Kontabilitet Financiar, Drejtim Financiar;
- Lëndë me zgjedhje: Multimedia/Grafikë Kompjuterikë/Software Aplikativ, Etikë Biznesi/Inovacion;
- Lëndë të formimit plotësues: Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2, Shkrim Akademik, Çështje Ligjore të Informatikës;
- Praktika;
- Diploma.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 40 pikë |
5 | 41-50 |
6 | 51-60 |
7 | 61-70 |
8 | 71-80 |
9 | 81-90 |
10 | 91-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë.
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional.
Studenti, i cili zotëron një diplomë të tillë mund të punësohet në institucione të ndryshme, kompani (publike ose private), organizata të ndryshme, si specialist në sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në sektorin publik dhe privat.
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Hyrje në Informatikë | 7 | 75 | I |
2 | Algoritmikë | 6 | 60 | I |
3 | Programim në Java | 6 | 60 | I |
4 | Matematikë 1 | 6 | 60 | I |
5 | Hyrje në Ekonomi | 5 | 60 | I |
6 | Gjuhë e Huaj 1 | 3 | 30 | I |
7 | Multimedia | 5 | 60 | II |
8 | Struktura e të Dhënave | 6 | 60 | II |
9 | Matematikë 2 | 5 | 60 | II |
10 | Marketing | 4 | 45 | II |
11 | Menaxhim | 4 | 45 | II |
12 | Gjuhë e Huaj 2 | 3 | 30 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 60 | 645 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Arkitekturë Kompjuteri | 7 | 75 | I |
2 | Matematikë e Zbatuar | 6 | 60 | I |
3 | Bazat e Statistikës | 6 | 60 | I |
4 | Mikroekonomi | 6 | 60 | I |
5 | Programim në C++ | 5 | 60 | I |
6 | Sistemet e Shfrytëzimit | 7 | 75 | II |
7 | Makroekonomi | 6 | 60 | II |
8 | Kontabilitet Financiar | 6 | 60 | II |
9 | Shkrim Akademik | 4 | 45 | II |
10 | Statistikë e Zbatuar | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 59 | 615 | ||
Viti i Tretë | ||||
1 | Komunikim të Dhënash dhe Rrjeta Kompjuterike | 6 | 60 | I |
Lëndë me Zgjedhje 1 | ||||
2 | Grafikët Kompjuterikë | 5 | 60 | I |
Sotfware Aplikativë | ||||
Siguria e Informacionit | ||||
Ndërveprimi Njeri-Kompjuter | ||||
3 | Ekonometri | 6 | 60 | I |
4 | Drejtim Financiar | 6 | 60 | I |
5 | Sistemet e Informacionit të Menaxhimit | 7 | 75 | I |
6 | Çështje Ligjore të Informatikës | 4 | 45 | II |
7 | Programim në Web | 6 | 60 | II |
8 | Teoria e Bazave të të Dhënave | 7 | 75 | II |
Lëndë me zgjedhje 2 | ||||
9 | Inovacion | 5 | 60 | II |
Etikë Biznesi | ||||
10 | Praktika | 4 | 80 | II |
11 | Mikrotezë | 5 | 25 | II |
Gjithsej Viti i Tretë | 61 | 660 | ||
Total Viti I+II+III | 180 | 1955 |