Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të tretë (Doktoraturë në fushën e Sistemeve të Informacionit, në fushat e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, etj).


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i sistemeve të informacionit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo jo publike), organizata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të studimit. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturës).

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Programim i Avancuar në Web 6 60 I
2 E-tregtia / E-biznes 7 75 I
3 Sistemet e Bazave të të dhënave të Avancuara 7 75 I
4 Modelim në biznes 6 60 I
5 Analizë e Serive Kohore 6 60 I
6 Metoda Kërkimi 7 75 II
7 Seminar Special në Ekonomi 6 60 II
8 Kërkime Operacionale 6 60 II
9 Inxhineri softuerësh 7 75 II
10 Analizë dhe Projektim i Sistemeve të Informacionit 7 75 II
Gjithsej Viti i Parë 65 675  
Viti i Dytë
1 Teknologjitë mobile 7 75 I
2 Inteligjencë Artificiale 6 60 I
Lëndë me zgjedhje (dy gjithsej nga tre grupet)
3 Menaxhimi Njohurive 6 60 I
Sistemet e Shpërndarë
Sisteme Informacioni në Kontabilitet
E-marketing
Menaxhimi i Projekteve të TI
4 Analiza e të Dhënave 6 60 I
Kontroll i Cilësisë Statistikore
Teoria e Lojërave
Metoda Simulimi në Biznes
Kontabilitet Kosto Drejtimi
Tregje dhe Institucione Financiare
5 Siguria e Sistemeve të Informacionit 6 60 I
Kriptografia
Datamining
Procesimi i imazheve
GIS
6 Praktika 12 120 II
7 Projekti Kërkimor dhe Teza 18 180 II
Gjithsej Viti i Dytë 55 555  
Total Viti I+II 120 1230