Biografia: Etleva Leskaj eshte lektore Manaxhimit Strategjik ne nivelin bachelor, e Planifikimit Strategjik dhe Marrjes se Vendimeve Manaxheriale, në nivelin master, pranë Departamentit të Menaxhimit, që nga viti 2008. Ajo ka mbaruar studimet Master në Administrim Biznesi prane Fakultetit te Ekonomise, UT ne 2005. Në vitin 2009, mbrojti Doktoraturën prane Universitetit te Tiranës në fushën e kultures organizative, Prej 2015, mban titullin profesore e asociuar, akorduar nga Universiteti i Tiranes. Etleva Leskaj eshte transferuar ne Universitetin e Tiranës, pas nje periudhe 10 vjecare si pedagoge, pranë Universitetit të Vlores, ku per nje periudhe 5 vjecare, ka qene pergjegjese e Departamentit te Manaxhimit, ne Fakultetin e Tregetise. Kërkimi shkencor i saj, shtrihet në fushën e kultures organizative dhe te manaxhimit strategjik. Gjate rrugetimit akademik, ka marre pjese ne shume konferenca nderkombetare dhe ka botuar shume artikuj shkencore. Ka ndjekur nje sere programesh trajnuese në universitetet e huaja si, Gjermani, Slloveni, Angli, Itali, Danimarke etj
Fusha e kërkimit: Kultura organizative dhe ndikimi i saj ne performance