Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studentët do të kenë një sërë mundësish në zhvillimin e karrierës së tyre si profesionistë në pozicione të tilla si:

  • Konsulentë të aftë të kuptojnë dhe drejtojnë ciklin e jetës së shërbimeve IT;
  • Analistë të aftë të aplikojnë metodologjitë standarde dhe praktikat më të mira për të optimizuar proceset e biznesit;
  • Administratorë dhe/ose Analistë të bazave të të dhënave;
  • Menaxhues të Sistemeve të Informacionit;
  • Menaxherë projektesh.

Më konkretisht, funksionet në të cilat të diplomuarit në këtë Master mund të kryejnë në kompani të shërbimeve profesionale, janë si më poshtë:

  • Shërbime të vlerësimit të Rrezikut të Ndërmarrjeve: Auditues të Teknologjisë së Informacionit dhe Analist të Dhënash;
  • Programues të programeve të personalizuara ERP;
  • Analistë Biznesi sipas funksioneve të biznesit: Analist Financiar Biznesi, Analist të Operacioneve dhe të Proceseve të Biznesit.

Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
1 Infrastruktura TI 6 60 I
2 Menaxhim Financiar i Avancuar 6 60 I
3 Menaxhimi i Informacionit 6 60 I
4 Sisteme Informacioni në Menaxhim 6 60 I
5 Sistemet e Informacionit në Kontabilitet 6 60 I
6 Integrimi i Sistemeve 6 60 II
7 Menaxhimi i Projekteve TI 6 60 II
8 Qeverisja dhe Auditimi i TI 6 60 II
9 Sjellje Organizative 6 60 II
Lëndë me Zgjedhje
10 Analiza të Dhënave 6 60 II
Gjuhë e Huaj për Biznesin (Anglisht/Gjermanisht/Italisht)
Modelimet e Proceseve të Biznesit
Procese Administrative dhe Fiskaliteti i Ndërmarrjes
11 Praktika 20 400 III
12 Mikroteza 10 50 III
Gjithsej 90 1050