Titulli akademik i studimitDiplomë Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MSH)
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 (dy) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet BSc në Administrim Biznes, Fakulteti i Ekonomisë (FE) i Universitetit të Tiranës (UT), BSc në Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë i UT, BSc në Ekonomiks, Fakulteti i Ekonomisë i UT, BSc në Ekonomi - Informatikë, Fakulteti i Ekonomisë i UT, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese.

Ndërsa, nga institucione të tjera të arsimit të lartë do të pranohen të njihen BSc në Administrim Biznes, BSc në Agro-biznes të fakulteteve të ekonomisë së shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit; të fakulteteve të shkollave publike dhe jo publike, vendase e të huaja, pasi të jetë bërë njohja e tyre sipas rregullores përkatëse të fakultetit.

Kritere të tjera pranimi (nëse ka) për pranimin në master: zotërimi i një BSc me mesatare të përgjithshme mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; zotërimi i një diplome BSc të marrë në Universitete të huaja, pas njohjes së tyre, me mesataren mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; kriter tjetër (në rast se numri i kërkesave kalon numrin maksimal të studentëve): a - Testim me shkrim për formimin logjik dhe/ose b- Mesatare e specialitetit, mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT.


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Qëllimi i programit Master Shkencor në Administrim Biznes është që t’ju ofrojë studentëve formimin më të mirë teorik dhe praktik, i cili do të mundësojë përparimin e tyre në karrierë e do t’ju japë të diplomuarve një avantazh konkurues në treg. Programi i këtij cikli studimi udhëhiqet nga objektivat e tij, të ndërtuara për tu arritur dhe për të garantuar suksesin e plotë të të diplomuarve.

Objektivat kryesor të këtij programi studimi janë:

  • Trajnimi dhe formimi i profesionistëve dhe ekspertëve të cilët mund të punojnë në pozicione manaxheriale në ndërmarrje vendase apo të huaja, në industri, tregti dhe sektor publik.

  • Thellimi, zgjerimi dhe specializimi i njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor.

  • Fuqizimi i analizës kritike, reflektimt dhe zhvillimi i mëtejshëm i aftësive ndërpersonale në përgatitjen për pozicionet kryesore manaxheriale dhe për avancim akademik.

  • Pajisja e studentit me mjetet dhe aftësitë për të analizuar dhe zbatuar në mënyrë kritike, njohuritë e thelluara teorike dhe shkencore si në mënyrë sistematike ashtu dhe në mënyrë krijuese.

  • Përgatitja e studentëve për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.

  • Gërshetimi i njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe krijues si edhe për t’i ekspozuar ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e administrim biznesit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktika shkencore dhe hulumtuese në administrim biznesi.

Struktura e ndërtimit të programit Master Shkencor në Administrim Biznesi synon të sigurojë një aparat të plotë dhe të fokusuar njëkohësisht në fushën e:

  • manaxhimit strategjik të organizatave të biznesit prodhues/të shërbimit;

  • manaxhimit të operacioneve të organizatave të biznesit prodhues/të shërbimit;

  • manaxhimit të cilësisë të organizatave të biznesit prodhues/të shërbimit;

  • manaxhimit të shpërblimit në organizatat e biznesit prodhues/të shërbimit;

  • manaxhimit të burimeve njerëzore në organizatat e biznesit prodhues/të shërbimit;

  • manaxhimit të projekteve dhe kontratave të biznesit prodhues/të shërbimit;

  • manaxhimit të duhur të sjelljes organizative në organizatat e biznesit prodhues/të shërbimit;etj.

Veprimtaritë formuese:

1. Lëndë të formimit të përgjithshëm (Teori Moderne Manaxhimi, Ekonomiks Manaxherial)

11 kredite

2. Lëndë të formimit karakterizues [Manaxhim Strategjik i Avancuar, Strategjia e Operacioneve, Manaxhim Shpërblimi, Manaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore, Metoda Kërkimi, Sisteme planifikimi dhe kontrolli manaxherial, Sjellje Organizative e Avancuar, Manaxhim Financiar i Avancuar, + Marrje vendimesh manaxheriale (nëse përqëndrimi është në Manaxhim) / ose +Lidërshipi (nëse përqëndrimi është në Burime Njerëzore)]

51 kredite (nëse përqëndrimi është në Manaxhim) /

50 kredite (nëse përqëndrimi është në Burime Njerëzore)

3. Lëndë integruese [Strategi marketingu, Manaxhim projektesh dhe kontratash, Manaxhim i përgjithshëm i cilësisë) (nëse përqëndrimi është në Manaxhim) / ose  (Manaxhim i krahasuar i burimeve njerëzore, Formimi dhe zhvillimi i BNJ, Manaxhim ndryshimi, Probleme biznesi dhe manaxhimi i riorganizimit) (nëse përqëndrimi është në Burime Njerëzore)]

17 kredite (nëse përqëndrimi është në Manaxhim) /

20 kredite (nëse përqëndrimi është në Burime Njerëzore)

4. Lëndë me zgjedhje [(Manaxhim Ndryshimi ose Probleme biznesi dhe manaxhimi i rioganizimit ose Sisteme informacioni të manaxhimit) (nëse përqëndrimi është në Manaxhim) / Tregje Nderkombetare dhe Globalizmi ose Manaxhimi i Performancës ose Sisteme informacioni të manaxhimit (nëse përqëndrimi është në Burime Njerëzore)]

6 kredite (nëse përqëndrimi është në Manaxhim) /

4 kredite (nëse përqëndrimi është në Burime Njerëzore)

5. Lëndë të formimit plotësues (Praktika.)

5 kredite

6. Përgatitje tezë diplome (Mikroteza.)

30 kredite


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 0-50 pikë
5 51-57 pikë
6 58-65 pikë
7 66-73 pikë
8 74-81 pikë
9 82-89 pikë
10 90-100 pikë

Mundësia për studime të mëtejshme

Pas përfundimit të Masterit Shkencor në Administrim Biznes, ose dhe përgjatë ndjekjes së tij, studentëve u hapen dyert e mundësive për avancime të mëtejshme në studime, duke mundësuar arritje akademike. Mundësitë për studime të mëtejshme janë:

  • Transferimi i krediteve të marra në këtë program studimi të këtij institucioni, në një institucion tjetër, duke rritur fleksibilitetin e programit të studimit për studentët dhe duke i dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme në institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit. Kurikula prej 120 kreditesh e programit të Masterit Shkencor në Administrim Biznes është e ndërtuar sipas kartës së Bolonjës dhe është pjesë e sistemit Europian të transferimit dhe akumulimit të krediteve (ETCS). Kjo i mundëson studentëve këtë trasferim.

  • Ndjekja në mënyrë koherente e një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës dhe studimeve post universitare, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre akademike dhe profesionale.

  • Ndjekja e një karriere të thellimit të aftësive profesionale dhe praktike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të Masterit Ekzekutiv, një program i ciklit të tretë të studimeve me karakter dhe orientim të theksuar praktik.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i administrim biznesit me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike. Përfitimi i këtyre njohurive bën të mundur që një diplomë e tillë t’i mundësojë studentëve punësimin në:

  • Kompani/organizata private apo publike, vendase ose të huaja, prodhuese ose të shërbimit,

  • Institucione në nivel qendror dhe lokal,

  • Institucione kërkimore-shkencore,

  • Ente,

  • Agjensi dhe shoqata të ndryshme,

  • Organizata jofitimprurëse,

  • Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja,

  • Autoritete të larta të konkurencës dhe të biznesit,

  • Dhomat e tregtisë,

  • Banka vendase dhe të huaja, të nivelit qëndror apo të dytë,

  • Shumë biznese të tjera, si specialist të fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit të biznesit.

  • Profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të konsulentit menaxherial

Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (doktoraturës). Kjo u jep studentëve dhe mundësinë e punësimit në institucionet e arsimit të lartë, duke i hapur atyre dyert e një karriere akademike brenda dhe jashtë vendit.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Menaxhim Strategjik i Avancuar 6 60 I
2 Sjellje Organizative e Avancuar 6 60 I
3 Ekonomiks Manaxherial 5 60 I
4 Manaxhim Financiar i Avancuar 6 60 I
5 Sisteme Planifikimi dhe Kontrolli Manaxherial 6 60 I
6 Teori Moderne Manaxhimi 6 60 II
7 Strategji e Operacioneve 6 60 II
8 Manaxhim Shpërblimi 6 60 II
9 Manaxhim Strategjik i Burimeve Njerezore 6 60 II
10 Metoda Kërkimi 7 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë me përqëndrim në Manaxhim
1 Marrje Vendimesh Manaxheriale 6 60 I
2 Menaxhim Projekti dhe Kontratash 6 60 I
3 Menaxhimi i Përgjithshëm i Cilësisë 6 60 I
4 Strategji Marketingu 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje Me përqendrim në Manaxhim (studenti zgjedh 1 lëndë)
5 Manaxhim Ndryshimi 6 60 I
Probleme Biznesi dhe Manaxhimi i Rioganizimit
Sisteme Informacioni të Manaxhimit
6 Praktika 12 300 II
7 Projekti kërkimor dhe teza 18 150 II
Gjithsej Viti i Dytë Me përqëndrim në Manaxhim 60 750  
Totali i Krediteve dhe Orëve Msc me përqëndrim në Manaxhim 120 1200  
Viti i Dytë me përqëndrim në Burime Njerëzore
1 Manaxhim i Krahasuar i Burimeve Njerëzore 6 60 I
2 Formimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore 5 60 I
3 Manaxhim Ndryshimi 5 60 I
4 Lidershipi 5 60 I
5 Probleme biznesi dhe Manaxhimi i Riorganizimit 5 60 I
Lëndë me zgjedhje Me përqëndrim në Burime Njerëzore (studenti zgjedh 1 lëndë)
6 Tregje Ndërkombëtare dhe Globalizmi 4 45 I
Manaxhimi i Performancës
Sisteme Informacioni të Manaxhimit
7 Praktika 12 300 II
8 Projekti kërkimor dhe teza 18 150 II
Gjithsej Viti i Dytë Me përqëndrim në Burime Njerëzore 60 795  
Totali i Krediteve dhe Orëve Msc me përqëndrim në Burime Njerëzore 120 1395  
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.