Titulli akademik i studimit | Diplomë Master I Shkencave në Financë |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Anglisht, Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë
-
Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në FEUT që kanë të paktën një diplomë bachelor në degën Financë – Kontabilitet.
-
Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në FEUT që kanë të paktën një diplomë bachelor në degën Administrim Biznes.
-
Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në degën Ekonomiks të Fakultetit të Ekonomisë, UT.
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë
Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në Financë - Kontabilitet dhe Administrim Biznesi në fakultete të ekonomisë (publike/ jopublike –vendase/ të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregullave përkatëse.
Të zotërojë të paktën në nivelin B1 (të vërtetuar me dokumentin përkatës) një nga gjuhët e huaja të vendeve të Bashkimit Europian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht).
Shënim: Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studimet e ciklit të parë (Bachelor) dhe preferencave të mësipërme. Kanë prioritet studentët e diplomuar në nivelin bachelor në degën e financës dhe më pas ata të diplomuar në degët e tjera, kanë prioritet studentët e diplomuar në FEUT dhe më pas ata të diplomuar në FE të tjera, publike ose private.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e shkencave të financave. Programet e lëndëve të këtij studimi ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Synohet pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike shkencore për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i një profili të pashkëputur me përshtatjen e aftësive të tyre në praktikë.
Në fokusin e tij të plotë ky program studimi gërshëton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe krijues si edhe për t’i ekspozuar ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e financave nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktika shkencore dhe hulumtuese në financë.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 50 pikë |
5 | 51-57 |
6 | 58-65 |
7 | 66-73 |
8 | 74-81 |
9 | 82-89 |
10 | 90-100 |
Mundësia për studime të mëtejshme
Sistemi i njohurive që ofrohet nga programi Master i Shkencave në Financë dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të Ciklit të Tretë (Doktoraturë në fushën e Financës), duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale dhe akademike
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert finance me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj. si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit financiar. Pas përfundimit të programit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për zhvillimin e një karriere të suksesshme edhe si profesionist i pavarur, në veçanti duke ndjekur rrugën e ushtrimit të profesionit të konsulentit financiar dhe fiskal. Diploma Master i Shkencave është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale.
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Tregjet dhe Institucionet Financiare | 6 | 60 | I |
2 | Financat Publike | 6 | 60 | I |
3 | Metodat e Kërkimit Shkencor në Financë | 6 | 60 | I |
4 | Ekonometri në Financë | 6 | 60 | I |
5 | Teoria Moderne e Investimeve | 6 | 60 | I |
6 | Drejtimi Financiar i Avancuar | 6 | 60 | II |
7 | Analiza e Pasqyrave Financiare | 6 | 60 | II |
8 | Kontabilitet Financiar i Avancuar | 6 | 60 | II |
9 | Menaxhimi Strategjik i Avancuar | 6 | 60 | II |
10 | Drejtim Financiar Ndërkombëtar | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 60 | 600 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | Drejtim Portofoli | 6 | 75 | I |
2 | Drejtim Risku | 6 | 60 | I |
3 | Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 3 lëndë) | 18 | 180 | I |
Drejtim Bankar | 6 | 60 | ||
Drejtim Fiskal | 6 | 60 | ||
Teoria e Sigurimeve | 6 | 60 | ||
Drejtim i Pasurive të Paluajtshme | 6 | 60 | ||
DF i Organizatave Publike | 6 | 60 | ||
Auditim | 6 | 60 | ||
4 | Praktika | 6 | 100 | II |
5 | Projekti kërkimor dhe teza | 30 | 150 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 60 | 625 | ||
Total Viti I+II | 120 | 1225 |