Titulli akademik i studimit | Diplomë e Masterit Profesional në Financë |
---|---|
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Anglisht, Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 vjet |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit
1. Nga i njëjti institucion i arsimit të lartë
- Të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet universitare në FEUT që kanë të paktën një diplomë bachelor në degën Financë – Kontabilitet dhe Administrim Biznes.
- Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në degët Ekonomiks dhe Informatikë Ekonomike të Fakultetit të Ekonomisë, UT.
2. Nga institucione të tjera të arsimit të lartë
Të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në fakultete të ekonomisë (publike/ jopublike–vendase/ të huaja) mund të pranohen pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre sipas rregullave përkatës.
Shënim: Studentët fitues në këtë program do të përzgjidhen mbi bazën e mesatares së arritur në studimet e ciklit të parë (Bachelor) dhe preferencave të mësipërme. Kanë prioritet studentët e diplomuar në nivelin bachelor në degën e financës dhe më pas ata të diplomuar në degët e tjera, kanë prioritet studentët e diplomuar në FEUT dhe më pas ata të diplomuar në FE të tjera, publike ose private.
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushat praktike të financave. Programi Master Profesional në Financë është me natyrë të fokusuar aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale në fushën e financave, me synimin e pajisjes së studentit me aftësi dhe njohuri të thelluara të kuadrit zbatues në fushën e financës për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale.
Në fokusin e tij të plotë ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e financave nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira. Ky program studimi përgatit specialistë finance me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private, në kontekstin e globalizimit dhe integrimit europian.
Skema e vlerësimit
Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.
Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:
Nota | Pikët |
---|---|
4 | deri në 50 pikë |
5 | 51-57 |
6 | 58-65 |
7 | 66-73 |
8 | 74-81 |
9 | 82-89 |
10 | 90-100 |
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert finance në një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj. si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit financiar.
Detajet e programit të studimit
Nr. | Lënda | ECTS | Orë gjithsej | Semestri |
---|---|---|---|---|
Viti i Parë | ||||
1 | Financat e Ndërmarrjes | 6 | 60 | I |
2 | Tregje Financiare | 6 | 60 | I |
3 | Kontabilitet Drejtimi i Avancuar dhe Analiza e Pasqyrave Financiare | 6 | 60 | I |
4 | Sisteme Informacioni dhe Aplikimi i Modeleve në Financë | 6 | 60 | I |
5 | Vlerësim Financiar i Biznesit | 6 | 60 | I |
6 | Teknikë Bankare | 6 | 60 | II |
7 | Drejtim Risku Financiar | 6 | 60 | II |
8 | Shërbime Tatimore dhe Doganore | 6 | 60 | II |
9 | Drejtim Financiar Ndërkombëtar | 6 | 60 | II |
10 | Drejtim Portofoli | 6 | 60 | II |
Gjithsej Viti i Parë | 60 | 600 | ||
Viti i Dytë | ||||
1 | DF i Organizatave Publike | 6 | 60 | I |
2 | Drejtim Bankar | 6 | 60 | I |
3 | Tregu i Sigurimeve | 6 | 60 | I |
4 | Drejtim i Pasurive të Paluajtshme | 6 | 60 | I |
Lëndë me zgjedhje | ||||
5 | Qeverisje Korporatash | 6 | 60 | I |
Marrja e Vendimeve Organizative | ||||
6 | Praktika | 12 | 240 | II |
7 | Mikroteza | 18 | 36 | II |
Gjithsej Viti i Dytë | 60 | 576 | ||
Total Viti I+II | 120 | 1176 |