Biografia: Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini është Profesor i Shkencave Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai ka më shumë se 15 vjet përvojë akademike kryesisht në fushat e lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm, politikat makroekonomike dhe statistikat. Prof. Asoc. Dr. Shahini ka mbaruar studimet e doktoraturës në vitin 2014, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ku gjithashtu ka mbaruar edhe studimet bachelor në “Ekonomiks”. Prof. Asoc. Dr. Shahini zotëron një diplomë Master të dyfishtë për Studime Ekonomike Europiane nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bamberg i Gjermanisë.
Prof. Asoc. Dr. Shahini ka punuar për më shumë se shtatë vjet në Institutin e Statistikave të Shqipërisë, ku ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti në vlerësimin e një sërë treguesish makroekonomik. Gjatë kësaj periudhe ka kryer edhe një program shkëmbimi në Institutin e Statistikave të Europës (Eurostat) në Luksemburg në Departamentin e Llogarive Kombëtare.
Prof. Asoc. Dr. Shahini ka një eksperiencë të gjatë si ekspert dhe konsulent për institucione të ndryshme ndërkombëtare kryesisht në fusha të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm, sistemet statistikore, politikat fiskale, decentralizimin, etj.
Fusha e kërkimit: Zhvillim i qëndrueshëm
Lëndët: Makroekonomi, Ekonomiksi i Zhvillimit, Ekonomiksi i Mjedisit.