Fakulteti i Ekonomisë është formuar në vitin 1952, me emrin Instituti i Lartë i Ekonomisë. Që prej vitit 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, ai u përfshi në atë Universitet me emrin Fakulteti i Ekonomisë. Në atë kohë Fakulteti i Ekonomisë ofronte diploma vetëm në dy degë: degën e Ekonomisë dhe degën e Kontabilitetit.

Gjatë viteve që pasuan Fakulteti i Ekonomisë u zgjerua dhe në vitin 1990 ai ofronte diploma në gjashtë degë: Ekonomist për Industrinë, Ekonomist për Financë, Ekonomi Politike, Ekonomist për Tregtinë, Ekonomist për Statistikë dhe Merceologji. Deri në vitin akademik 1990- 1991 programet mësimore të Fakultetit të Ekonomisë kanë qenë ndërtuar mbi bazën e parimeve të ekonomisë të centralizuar dhe kanë qenë të orientuar drejt përvojës së universiteteve lindore.

Fakulteti i Ekonomisë është institucioni më i vjetër, i cili ofron diploma në fushën e ekonomisë, biznesit, marketingut, turizmit, etj. Gjatë periudhës 1991-2006, e cila përputhet me periudhën e transformimit drejt ekonomisë së tregut, Fakulteti i Ekonomisë është riorganizuar dhe ristrukturuar rrënjësisht në formë dhe përmbajtje.

Aktualisht, fakulteti operon në bazë të programeve të reja mësimore, në përputhje me programet e shkollave perëndimore, bazuar në deklaratën e Bolonjës dhe të përshtatura ndaj kushteve konkrete të vendit tone, duke ofruar programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Fakulteti i Ekonomisë ka në përbëjren e tij 6 departamente: Departamenti i Financës, Departamenti i Kontabilitetit, Departamenti i Menaxhimit, Departamenti i Marketingut, Departamenti i Ekonomiksit dhe Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar.

Sottocategorie

Fakulteti është organizuar në një strukturë hierarkike, e ndarë në tre nivele kryesore: Dekani, zv. Dekanët dhe Drejtuesit e Departamenteve

newfoto2020

Copyright © 2022 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.