Komisioni i Zgjedhjeve i Fakultetit të Ekonomisë, në kuadër të zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Tiranës, shpall hapjen e procedurave për aplikimet për anëtarë, personel akademik dhe anëtarë studentë, për komisionet e qendrave të votimit në Fakultetin e Ekonomisë. Procesi hapet në zbatim të Vendimit të KIZ UT nr. 58. datë 28.05.2024
Regjistrimet dhe dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar do të kryhen pranë zyrës së KZF në Fakultetin e Ekonomisë. Kandidatët mund të regjistrohen nga ora 8.00 - 16.00 në datat 3, 4, 5, 6, 7 dhe 10 qershor 2024.

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët për anëtarë personel akademik është:
1) Formulari i aplikimit (plotësohet pranë zyrës së KZF-së),
2) Fotokopje e dokumentit të identifikimit,
3) Vërtetim i vendit të punës.

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë aplikantët për anëtarë studentë:
1) Formulari i aplikimit (plotësohet pranë zyrës së KZF-së),
2) Fotokopje e dokumentit të identifikimit,
3) Vërtetim studenti.

Klikoni për më tepër:

Vendim Nr. 4 KZF

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.