11_1.jpeg

Ceremonia e Çertifikimit në përfundim të kursit intensiv “Axhenda e Klimës dhe e Financave të Gjelbërta në BE” pjesë e Moduli Jean Monnet PRO-FACTS

Duke nxitur dijen dhe bashkëpunimin, Moduli Jean Monnet Pro-Facts në Universitetin e Tiranës përfundoi kursin e tij intensiv mbi Axhendën e Klimës dhe Financave të Gjelbërta në BE. Ceremonia e çertifikimit mblodhi së bashku studentë, pedagogë dhe të ftuar të tjerë për të njohur arritjet e pjesëmarrësve.

Kursi Intensiv “Axhenda e Klimës dhe e Financave të Gjelbërta në BE” është një nga tre modulet e specializuara të Moduli Jean Monnet Pro-Facts. Moduli i Tregjeve të energjisë pasuroi kurrikulën me përvojat europiane në fushën e energjisë. Temat trajnuan burimet e rinovueshme të energjisë, tregjet e karbonit të BE-së dhe praktikat më të mira në zbatimin e politikave të energjisë.

Moduli i Administrimit Fiskal ofroi njohuri mbi tatimin e gjelbër dhe drejtësinë tatimore. Studentët mësuam mbi perspektivën europiane mbi qëndrueshmërinë financiare.

Moduli i specializuar “Axhenda e klimës dhe e financave të gjelbërta në BE” ishte i hapur për të gjithë studentët e interesuar, profesionistë dhe përtej institucionit. Pjesëmarrësit u njohën me ndikimin e ndryshimeve klimatike në politikat e sektorit të energjisë dhe në tregjet financiare brenda BE-së. Temat mbulonin zhvillimin e qëndrueshëm, financimin e klimës, instrumentet financiare të gjelbërta dhe financimin në vendet në zhvillim.

Pjesëmarrës nga programe të ndryshme studimi bashkëpunuan, duke ndërlidhur shkencat ekonomike, financën dhe mjedisin. Studentët fituan njohuri të drejtpërdrejta mbi politikat dhe praktikat e BE-së.

Klikoni për materialin Anglisht

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.