Në kuadër të projektit “Enhancing knowledge of EU green finance policies in insurance and business valuation” (Green FIB – 101127129) të shpallur fitues nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+, Jean Monnet Module 2023, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, zhvillohet kursi intensiv “Green Finance and Sustainable Development” me studentë që ndjekin studimet në vitin e parë Bachelor pranë FEUT. Kursi do të zhvillohet nga data 01.04.2024-05.04.2024, në orarin 16:00-20:00. Fokusi kryesor në këtë kurs do të vihet në prezantimin e studentëve me politikat dhe direktivat e BE në financat e gjelbërta dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Shqipëria është shumë e varur ndaj ndryshimeve klimatike, kështu që investimi në projekte të gjelbërta, energji të rinovueshme dhe riciklimi janë e ardhmja e bizneseve dhe e shoqërisë.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e leksioneve, diskutimeve, rasteve studimore në këtë kurs, i cili do të ofrohet nga lektorë të FEUT si dhe lektorë të ftuar nga Institucione me eksperiencë në këtë fushë.  

Të gjithe të interesuarit duhet të aplikojnë në linkun e mëposhtëm, deri në datë 28 mars 2024.

Aplikoni KËTU

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.