Bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe nisur nga praktika e ndjekur çdo vit akademik, mbi shpërndarjen e udhëheqjeve të temave të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë në mbledhjen e datës 26. 2. 2024,

VENDOSI:

Udhëheqësit e temave të diplomave të studentëve të FEUT për vitin akademik 2023-2024, do të shpërndahen përkatësisht:

1. Pedagogët me grada/tituj shkencorë do të udhëheqin nga 12 (dymbëdhjetë) tema diplome, 6 (gjashtë) tema diplome të ciklit të parë bachelor dhe 6 (gjashtë) tema diplome të ciklit dytë master, me një total prej 180 (njëqind e tetëdhjetë) orësh. Numri total i temave mund të ndryshojë nëse ndryshon raporti midis temave të diplomave midis ciklit të parë dhe të dytë, por gjithmonë pa kaluar ngarkesën 180 (njëqind e tetëdhjetë) orë.

2. Pedagogët në proces doktorature do të udhëheqin nga 7 (shtatë) tema diplome të studentëve të ciklit të parë të studimeve bachelor, me një total prej 70 (shtatëdhjetë) orësh.

3. Ngarkohen Përgjegjësit e Departamenteve dhe Administratori i fakultetit për zbatimin e këtij vendimi, në procesin e plotësimit të formularit të ngarkesave mësimore nga stafi akademik, për efekt të llogaritjes dhe pagesës së ngarkesës mësimore

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.