1.jpg

Në kuadër të programit “Seeds for the Future 2022”, nga Huawei, kompania lider në ofrimin e infrastrukturës dhe pajisjeve inteligjente të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, grupi i vajzave Albtech, nga Shqipëria, me projektin ESA (Easy Services Albania), ishin pjesëmarrëse të garës “Tech4Good”. Anëtaret e Albtech janë dy studentet e fakultetit tonë dhe katër studente nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Prej Fakultetit të Ekonomisë ishin vajzat Lazime Toshi dhe Marjana Banaj, studente të ciklit Master, në Sisteme Informacioni në Ekonomi. Ideja e tyre ESA lidhej me gjetjen e një mënyre për lehtësimin e aksesimit të shërbimeve të platformes e-albania për moshën e tretë, nëpërmjet kombinimit të disa teknologjive në një njësi të vetme fizike.

Me fitoren në fazën e parë, në garë me shtetin e Armenisë dhe Mozambikut, grupi i vajzave ishin të përzgjedhurat e fazës tjetër - samiti “Huawei Talent Summit” i mbajtur në Athinë, Greqi. Me punë të vazhdueshme, përpjekje dhe bashkëpunim, grupi Albtech u shpall fitues edhe i kësaj faze, duke lënë pas pesë shtetet si Itali, Franca, Irlnada, Polonia dhe Islanda. Me fitore në rang europian dhe me titullin “Top European Tech4Good Team”, projekti i grupit Albtech u përzgjodh si pesë projektet më të mira Tech4Good në rang global dhe mori Golden Ticket për në finalen e garës globale mes njëmbëdhjetë shteteve më të mira të botës, ku mbyllën dhe rrugëtimin e tyre në këtë program.

Linku i konferences ne samit

Foto nga aktivitetit

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.