bkt_ne_fe.JPG

Banka Kombëtare Tregtare zhvilloi ditën e Martë, datë 22.11.2022 një Leksion të Hapur me studentët e degës së Financës, Fakulteti i Ekonomisë, UT.

Edlira Zambaku, Nëndrejtoreshë e Burimeve Njerëzore bëri një prezantim të institucionit bankar ku ajo punon dhe bashkë me Enxhi Tufinën, specialiste e Burimeve Njerëzore, ish-studente e Fakultetit të Ekonomisë, informuan studentët se si mund të krijojnë një CV sa më efikase.

Përfaqësueset e bankës së nivelit të dytë, duke vlerësuar nivelin e studentëve që nxjerr çdo vit Fakulteti i Ekonomisë, i treguan atyre arsyet se përse duhet të punojnë në BKT.
Studentët drejtuan pyetje rreth organizimit të punës në bankë, praktikës që zhvillojnë në BKT dhe morën përgjigje mbi informacionet e kërkuara.

Foto nga Leksioni i Hapur

Copyright © 2022 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.