Në kuadër të projektit INTERBA “INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western Balkans” (partneri Lider/Koordinator në projekt) i financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Europian, më datë 11 Tetor 2022, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës u zhvillua aktiviteti "INTERBA INFO DAY - INTERNATIONAL PROJECTS UT" (Dissemination and Exploitation Meeting in Albania). 

Gjatë këtij takimi fokusi kryesor ishte në një nga produketet e këtij projekti: krijimi i një baze me “kurse-trajnime të shkurtra” dhe një “listë ekspertësh” nga ekspertiza e përfituar nga projektet ndërkombëtare që Universiteti i Tiranës ka marrë pjesë në 5 vitet e fundit. Këto kurse do të ngarkohen në një platformë kompjuterike (Moodle) dhe do të njihen si kurse-trajnime nga agjensitë shtetërore përkatëse dhe do t’u ofrohen palëve të interesuara në universitete, sipërmarrje, organizata jofitimprurëse dhe qeveritare.

Drejtuesit e projektit INTERBA, në fjalën e tyre përshëndetëse, uruan mirëseardhjen e pjesëmarrësve dhe trajtuan në veçanti perspektivën e projektit duke sjellë vëmendjen në rolin dhe impaktin pozitiv të implementimit të projektit në sferën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri por edhe në rajon.

Ky aktivitet i projektit INTERBA mirëpriti rreth 40 kolegë dhe akademikë, në cilësinë e koordinatorëve të projekteve dhe anëtarëve të grupeve të punës në projekte ndërkombëtare të implementuara të Universitetit të Tiranës. Pjesëmarrësit e ftuar vlerësuan pritjen pozitive dhe miqësore dhe shprehën gatishmërinë për angazhim dhe bashkëpunim në vijim në kuadër të projekteve aktuale dhe të ardhshme.

Partnerë të konsorciumit të projektit “INTERBA” janë nga Mbretëria e Bashkuar (Middlesex University London), Italia (Universita Degli Studi di Cagliari dhe CESIE), Gjermania (Hamburg University of Technology), Bosnja dhe Hercegovina (University of Tuzla dhe Dzemal Bijedic University of Mostar), Kosova (Universum College dhe University of Prishtina “Hasan Prishtina”) dhe Shqipëria (European University of Tirana dhe Faculty of Economy, University of Tirana – Lider). 

Objektivat specifike të projektit:

  • Të formulojë një koncept koherent dhe të detajuar të IaH (Internalization at Home) që mund të përfshihet në Udhërrëfyesit e IAL-ve partnere në vijim të nevojave të tyre specifike;
  • Për të rritur shtrirjen dhe qëndrueshmërinë e aktiviteteve të IaH (Internalization at Home) të zbatuara në IAL-të partnere;
  • Të trajnojë grupin e ekspertëve të aftë për të zhvilluar dhe integruar IaH (Internalization at Home) në mjedisin e IAL-ve;
  • Të lançojë një platformë online si një mjet për zbatimin e IaH (Internalization at Home);
  • Të krijojë/modernizojë strukturën/entitetet përgjegjëse për IaH (Internalization at Home) në IAL.

Rezultatet e projektit: 

  • 5 persona staf, trajnim nga çdo Institucion Partner i Arsimit të Lartë;
  • 20-30 persona staf, të ritrajnuar në çdo Institucion Partner të Arsimit të Lartë;
  • 240-360 kursantë dhe personel akademik vizitues;
  • 500 kursantë në përgjithësi në rajon do të jenë pjesë e rrjetit të ekspertëve; etj.

Projekti do të zhvillojë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e shpërndarjes (Dissemination and Exploitation Activities), si një përpjekje për të rritur sa më shumë numrin e përfituesve si dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e ndikimit të arritur duke përdorur instrumente transparente të komunikimit, si dhe përfshirje adekuate dhe në kohë e audiencës së synuar për projektin. 

Foto nga aktiviteti  

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.