Aktiviteti “Lean Startup”, u zhvillua në datat 6-10 Tetor, një program i dedikuar Sipërmarrësve të Rinj, i organizuar nga organizata UNIque Junior Enterprise me mbështetjen e Qendrës së Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Marketing-Turizëm FEUT.
 "Lean Startup" përfshiu një seri trajnimesh intensive të cilat ndihmuan pjesëmarrësit të përshkruajnë, projektojnë, sfidojnë e të përqendrojnë modelin e tyre të biznesit.

Tematika e trajnimeve:
– Entrepreneurial Thought & Action 
– Opportunity Analysis and Market Tests 
– Design Thinking 
– Negotiations 
– Entrepreneurial Marketing 
– Entrepreneurial Finance & Managing Growth
Programi u mundësoi pjesëmarrësve përvojën mësimore duke përdorur fuqinë e sipërmarrjes për të përshpejtuar potencialin e tyre dhe për të krijuar mundësi të reja.
Ky aktivitet u mbështet nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
 
 
 
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.