Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës kryhen aplikimet për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" për vitin akademik 2022-2023.

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" mund të kryhen çdo ditë duke filluar nga data 08 Shtator 2022, ora 09:00-14:00, në Zyrën e Procesit Mësimor, kati II, pranë sallës A201.

Dokumentacioni i nevojshëm:

a. Diplomë dhe listë notash të ciklit të parë, të njehsuar me origjinalin (e noterizuar);

b. Dëftesë pjekurie ose Diplomë dhe Çertifikatë notash e shkollës së mesme, të njehsuar me origjinalin (e noterizuar);

c. 2 fotografi standarde personale;

d. Fotokopje të mjetit të identifikimit (ID);

e. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës së huaj për aplikantët në "Master i Shkencave" (e noterizuar).

Ju mirëpresim!

Klikoni për më tepër:

Formular Aplikimi Master – Viti Akademik 2022-2023

Kritere Pranimi, Viti Akademik 2022-2023

Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.