CEI_logo_PNG.png

CEI (Central Europe Initiative)

I themeluar në vitin 2001, Fondi i Bashkëpunimit të Europës Qëndrore (CEI), financon aktivitete që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare të CEI si dhe zbatimin e qëllimeve strategjike dhe objektivave kryesore të përcaktuara nga Plani i Veprimit të CEI. Dy objektivat kryesor të Planit të Veprimit të CEI për periudhën 2021- 2023 janë: a) nxitja e rritjes ekonomike së qëndrueshme për mjedisin; b) ndërtimi i shoqërive të drejta (reduktimi i pabarazive).

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FEUT) ka aplikuar dhe fituar në Fondin CEI me projektin “ Konferencë Ndërkombëtare mbi Ekonominë Qarkulluese” në partneritet me 10 institucone kërkimore në 8 shtete anëtare të CEI.

Zhvillimi i këtij projekti është në përputhje me politikat e Ndërkombëtarizimit që tashmë Universiteti i Tiranës (UT) po ndjek dhe rrit vizibilitetin e FEUT dhe UT në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimeve Europiane.

Institucionet të cilat bashkëpunojnë me Fakultetin e Ekonomisë, UT, në këtë projekt janë:

  1. Slovak University of Agriculture in Nitra (Slovakia)
  2. Czech University of Life Sciences (Czech Republic)
  3. University of Dubrovnik (Croatia)
  4. Danubius University from Galati (Romania)
  5. Jan Kochanowski University of Kielce (Poland)
  6. University of Rzeszow (Poland)
  7. University of Dzemal Bijedic in Mostar (Bosna i Hercegovina)
  8. University of Tuzla (Bosna i Hercegovina)
  9. University of National and World Economy (Bulgaria)
  10. University of Tetova (Republic of North Macedonia)

Grupi i punës në Fakultetin e Ekonomisë drejtohet nga Zv.Dekan Prof. Dr. Fatmir Memaj dhe synon përmbushjen e objektivit të parë të Planit të veprimit të CEI, zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të  rajonit. Aktiviteti shkencor për realizimin e  këtij objektivi do të jetë Konferenca Ndërkombëtare Hibride  me titull “ Ekonomia Qarkulluese: Mundësitë dhe Sfidat” (Circular Economy: Opportunities and Challenges) e cila synon të ndikojë pozitivisht  në:

  1. rritjen e kërkimit shkencor mbi këtë temë në tetë vendet partnere ;
  2. informimin mbi zhvillimet kryesore ekonomike, sociale e mjedisore në shtetet pjesëmarrëse;
  3. komunikimi i gjetjeve,rezultateve dhe përfundimeve me aktorë kyçtë botës akademike, shkencore e politike, për të mundësuar përparimin e e tyre;
  4. ndërgjegjësimi i mëtejshëm i studentëve mbi Ekonominë Qarkulluese.

Kjo iniciativë nxit edhe më tej kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar, rajonal e ndërkombëtar.

 International Conference “Circular Economy: Opportunities and Challenges”, November 17-18, 2022 - Call For Papers

 

Copyright © 2022 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.