aktiviteti_me_bkt_2.JPG

BKT organizoi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Ekonomisë, me tematikë “Roli i Transformimit Digjital në Sektorin Bankar; Rëndësia e Ardhmja dhe Benefitet”. Përfaqësuesit e BKT çmuan rëndësinë e transformimit dixhital dhe vlerësimin e strategjive dixhitale, se si të krijojnë dhe të japin mundësinë të identifikohen dhe ekzekutohen strategji që garantojnë cilësi më të mirë shërbimi për klientët e tyre.   

Për më tepër, u prezantua programi “FINTECH Academy”, i cili synon të tërheqë studentë të Informatikës Ekonomike për t’u ofruar praktikë të paguar pranë departamenteve të FINTECH në BKT. 

Për të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë që studiojnë Informatikë Ekonomike (por jo vetëm), në vitin e 3-të Bachelor ose gjatë studimeve Master, mund të aplikojnë të jenë pjesë e programit duke dërguar CV-në tuaj në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  

Foto nga aktiviteti 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.