prezantimi_i_doktoranteve.jpeg

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës prezantoi të Hënën, Datë 06.06.2022, 119-të kandidatët fitues për të ndjekur studimet e Ciklit të Tretë, Doktoratë në Shkencat Ekonomike.

Në aktivitetin e organizuar nga FE ishin të pranishëm Dekani i FE, Prof. Dhori Kule, Përgjegjësit e 6 Departamenteve të FE, Anëtarë të Dekanatit, Stafi Akademik, Doktorantët dhe Media.

Dekani mbajti fjalën përshëndetëse, ku ju uroi suksese kandidatëve fitues, ndërsa Përgjegjësit e Departamenteve prezantuan fituesit në departamentet përkatëse, nënfushat e studimeve, etj.

“FE me strukturat e veta ka qenë i përgatitur dhe është totalisht i përgatitur t’i sigurojë sikurse në çdo fushë, suksesin në këtë cikël studimi tepër të rëndëshishëm. Pati 203 aplikime, sipas kushteve dhe shpalljeve që u bë në përputhje me procedurat ligjore dhe në zbatim të ligjit, komisionet e departamenteve, përzgjodhën fituesit, që jeni ju. Pasi i verifikuam nëpërmjet strukturave, i miratova fituesit, në përputhje me ligjin. Ju bëj me dije se FE, ka një staf që është i gatshëm dhe sipas ligjit ka të drejtë të udhëheqë, 68 pedagogë të kategorisë Profesor, nga të cilët 26 janë me titullin Profesor ndërsa 42 Profesorë të Asociuar ”, u shpreh ndër të tjera Prof. Kule.  

Foto nga aktiviteti

Lista e aplikantëve fitues

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.