A1.1.jpeg

Ditën e Premte, Datë 27.05.2022, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës me ftesë të Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti "Fan S. Noli" (Korçë) dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy departamenteve, mori pjesë në sesionin shkencor "Teknologjitë e reja të Informacionit dhe aplikimi i tyre".

Pjesëmarrës në këtë sesion nga Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar ishin Përgjegjësja e këtij departamenti Prof. Asoc. Nevila Baci dhe Prof. Asoc. Edlira Martiri, të cilat gjatë fjalës së tyre bënë një prezantim të DSIZ, të stafit, të programeve të studimit që ky departament ofron dhe vunë theksin tek rëndësia e kontaktit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy universiteteve në përgjithësi dhe dy departamenteve në veçanti.

Në takim nga DSIZ, mori pjesë edhe Dr. Gloria Tyxhari, e cila njëkohësisht është edhe pedagoge e ftuar në Universitetin "Fan S. Noli" duke qenë kështu një pikë kontakti efektive ndërmjet departamenteve.

Gjithashtu në këtë sesion ishte pjesëmarrëse edhe PH.D.candidate Enxhia Sala, e cila u shpreh rreth punës së saj si pedagoge në DSIZ dhe referoi lidhur me punën shkencore në të cilën është e angazhuar.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.