Aktiviteti_me_Insig.jpeg

Ditën e Martë, datë 31.05.2022 u nënshkrua në Fakultetin e Ekonomisë Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet FEUT dhe Grupit Financiar Eurosig – UBA Bankë – Insig.

Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i FE, Prof. Dhori Kule dhe Presidenti i Grupit Financiar Eurosig – UBA Bankë – Insig, Z. Kadri Morinaj. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin Përfaqësues nga Institucioni Financiar, anëtarë të Dekanatit, Studentë dhe Media.

Prof. Dhori Kule shprehu vlerësimin për këtë bashkëpunim dhe theksoi se kjo marrëveshje do të jetë me interes të përbashkët për studentët, për praktika profesionale dhe punësim, por edhe për institucionin financiar, i cili përveç rekrutimit të stafit mund të mbështetet me studime nga pedagogë apo grupe pune në fushën përkatëse.

Ndërsa Z. Kadri Morinaj u shpreh falenderues për gjuhën e përbashkët të komunikimit me Prof. Kule për të bërë më të mirën në funksion të Fakultetit dhe studentëve. Për Z, Morinaj Fakulteti i Ekonomisë ka një rëndësi të veçantë për Grupin Eurosig që ai drejton, pasi është furnizuesi kryesor për burimet njerëzore. Ai shtoi më tej se çdo student që kërkon të punësohet pranë bizneseve të tij ka dhjetë pikë bonus, vetëm sepse ka kryer studimet në FEUT.

Foto nga aktiviteti

Mbulimi mediatik i eventit

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.