ak.JPG

Në kuadër të zhvillimit të lëndës së Inovacionit, si pjesë e programit mësimor të Departamentit të Menaxhimit, ditën e Mërkurë, më datë 18 Maj 2022, ora 10:00 zhvillohet kompeticioni i Inovacionit ‘Young Innovators’ pranë sallës Liria. Regjistrimi për kompeticionin do të kryhet në orën 09:45 në hollin e Godinës Liria. Ky program dinamik i cili zhvillohet përgjatë 15 javëve mësimore, finalizohet me këtë kompeticion Inovacioni i cili ka synim nxitjen dhe inkurajimin e studentëve më të mirë për ta zhvilluar idenë e tyre inovative në treg nëpërmjet ndihmës së institucioneve suportuese që marrin pjesë çdo vit në këtë iniciativë. Në kompeticionin “Young Innovators”, këtë vit kanë marrë pjesë rreth 100 projekte Inovative, nga të cilat janë përzgjedhur 10 idetë më të mira që do të prezantohen në datën 18 Maj.

“Young Innovators” ka një pjesëmarrje të rreth 400 studentëve në degët e Administrim Biznesit dhe Informatikës Ekonomike, pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë, profesionistëve të fushës në panelin vlerësues dhe sipërmarrësve dhe bizneseve të interesuar për eventin.

📌 18 Maj 2022

🕙 10:00 

📍 Godina Liria 

Video përmbledhëse për eventin

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.