Leksion_i_Hapur_1.jpeg

FMN-ja i ka dedikuar edicionin e Prillit 2022 të publikimit të saj periodik për Europën “Perspektiva Ekonomike Rajonale” pikërisht pasojave të luftës në Ukrainë në ekonominë e Europës. Autorët e publikimit do ta prezantojnë atë në disa kryeqytete europiane përpara autoriteteve, kërkuesve dhe mjediseve akademike.
Në vijim të një tradite të mirë bashkëpunimi ndërmjet zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë dhe Departamentit të Financës, Fakulteti i Ekonomisë, në datën 10 Maj 2022, Z. Gabriel Di Bella, një nga autorët kryesorë të punimit zhvilloi një leksion të hapur: “Lufta zmbraps rimëkëmbjen ekonomike europiane”.
 
Fokusi i këtij leksioni ishte se si lufta në Ukrainë ka ndikuar negativishit në rigjallërimin ekonomik të Europës pas pandemisë së Covid 19. Lufta ka nxitur një valë masive refugjatësh, ka tronditur tregjet e mallrave të bursës dhe ato financiare, si dhe ka rritur presionet inflacioniste.

Pas prezantimit, u zhvillua dhe një sesion me pyetje për t’iu përgjigjur interesit të studentëve.

Foto gjatë leksionit të hapur

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.