Në kuadër të Tiranës, zgjedhur si Kryeqyteti Rinor Evropian për vitin 2022 dhe në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar (KRK), Raiffeisen Bank do të organizojë një Innovation Bootcamp me fokus ESG and Sustainability: “Të rinj të përgjegjshëm për një të ardhme të qëndrueshme”.
Gjatë një aktiviteti intensiv dy-ditor, pjesëmarrësit të cilët do të përzgjidhen nga aplikimet, do të ndahen në ekipe të përbëra nga individë me profile të ndryshme (Design, Finance, Business, Tech, etc), do të shtjellojnë më tej idetë e përzgjedhura përfundimtare duke përdorur metodologjinë Agile and Design Thinking. Aktiviteti do të mbahet me 25-26 Maj, në Tiranë.
Afati i aplikimit deri më 17 Maj 2022.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar klikoni: Raiffeisen Innovation Bootcamp 2022