1234.jpeg

Ditën e Martë, dt. 26 Prill, studentët e Fakultetit të Ekonomisë në një bashkëbisedim mësuan për platformën Mundësiplot ku u diskutua mbi mundësitë e punësimit, trajnimit, këshillimit dhe promovimit të tyre. Po ashtu ata testuan dy nga pyetësorët e vetëvlerësimit, ku mësuan profesionet që u përshtateshin sipas aftësive, kompetencat ku duhet të fokusoheshin apo karrierën që donin të ndiqnin. Studentët dhanë feedback-un e tyre për platformën dhe janë në pritje të lançimit të saj.

Mundësiplot, një platformë për zhvillimin e aftësive dhe punësimit, do të jetë një urë lidhëse me bizneset më në zë në Shqipëri dhe Kosovë, gjithashtu do të ndihmojë sipërmarrësit e rinj për të nisur biznesin e tyre.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.