Ditën e Martë, datë 26 Prill 2022, u mbajt trajnimi me temë “Albanian Participation in Horizon Europe 2021-2027 and Lessons Learned from H2020” nga Z. Robert Dumi, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare dhe Z. Julian Zaimi, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri.
Ky trajnim kishte për qëllim rritjen e aftësive për aplikime në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, informimin dhe trajnimin mbi thirrjet e publikuara të Horizon Europe dhe ato në pritje, mundësitë për krijim partneritetesh, aspekte të rëndësishme të shkrimit dhe menaxhimit të Projekteve, pjesëmarrja në rrjetet Euraxess dhe COST, që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor dhe inovacionin, si një element mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë shkencore të çdo departamenti.
Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të Dekanatit të FE, dhe mbi 40 lektorë dhe asistent lektorë nga gjashtë Departamentet e FE.