Departamenti i Menaxhimit në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), mbështetur nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) organizuan një aktivitet trajnues mbi ligjin e falimentit, në formën e një imitimi të një seance gjyqësore, ku studentët morën rolet e Administratorit, Debitorit, Kreditorit dhe Gjykatësit.
Pjesëmarrësit ishin studentët e Masterit të Shkencave Administrim Biznes dhe ky “Mock Trial” shtoi njohuritë e tyre mbi ligjin e falimentit, si një ligj kyç në funksionimin e ligjeve tregtare. Në të njëjtën kohë, mësuan se është shumë e rëndësishme që të ketë zbatim të mirëfilltë të politikave ligjore sepse në këtë mënyrë arrihet edhe zhvillim ekonomik i qëndrueshëm.
Aktivitete të tilla janë në qendër të vëmendjes nga Fakulteti i Ekonomisë sepse studentët në këtë mënyrë mësojnë aftësitë e mbrojtjes, debatit dhe zgjidhjes së problemeve.
Në përfundim të gjithë studentët pjesëmarrës u pajisën me certifikatë nga IFC, Sekretariati Shtetëtor për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Fakulteti i Ekonomisë.