Konferenca_me_gazetarët.jpg

Ditën e Hënë, dt. 30.08.2021, në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua një konferencë për shtyp në lidhje me regjistrimin e aplikantëve fitues për të ndjekur studimet në FE, Maturantët që janë ende në pritje dhe situatën në përgjithësi.

Të pranishëm në takimin me median ishte Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë.

Dekani i FE, Prof. Dr. Dhori Kule gjatë fjalës së tij informoi se në Fakultetin e Ekonomisë ka patur rreth 20 mijë aplikime për të ndjekur studimet Bachelor. Duke falenderuar të gjithë aplikantët për besimin dhe vlerësimin e treguar ndaj stafit dhe FE në tërësi, Dekani iu drejtua Maturantëve që ndodhen ende në listat e pritjes që të mos nxitohen, por të jenë të kujdesshëm duke pritur fazat 48 - orëshe pasi edhe nëse të gjithë aplikantët fitues regjistrohen, automatikisht lirohen 311 vende. Përveç kësaj, disa maturantë mund të regjistrohen në Fakultete të tjera.

Duke shpresuar dhe besuar që viti i ri akademik do të fillojë më në fund në auditor, gjithashtu FE përsëriti thirrjen për vaksinim të Studentëve dhe Maturantëve për të nisur mësimin sa më shëndetshëm të gjithë sëbashku.

Për më tepër mund të ndiqni në link-et e mëposhtëm konferencën e plotë dhe një intervistë të Prof. Dr. Dhori Kule.

Klikoni për më tepër:

Konferenca e plotë

Intervista e Prof. Dr. Dhori Kule

Listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Aplikantëve Fitues për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë

Thirrje për Studentët e Fakultetit të Ekonomisë!

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.