njoftim_per_maturantet.jpg

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Aplikantëve Fitues për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë (UT), në Raundin e Parë të Regjistrimeve (2 Shtator deri në 15 Shtator 2021), gjatë 7 fazave (48-orëshe), sipas Udhëzimit përkatës të MASR dhe Vendimit të Bordit të Administrimit UT, janë:

  1. Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
  1. Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore ose të Dëftesës së Pjekurisë, së bashku me çertifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA;
  1. Deklarata e paraqitur në shtojcën nr.1, bashkëlidhur Udhëzimit përkatës të MASR (këtu bashkëngjitur), e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë;
  1. Pagesa e tarifës së regjistrimit (1600 lekë)

Klikoni për më tepër: 

Pagesa e tarifës së regjistrimit (1600 lekë)

Udhzimi-nr.-10-date-15.05.2019-Pranimet-ne-IAL

 

 

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.