Në Fakultetin e Ekonomisë, në zbatim të nenit 39 të Statutit të UT, u zhvilluan zgjedhjet për anëtarët e komisionit për dhënien e gradës shkencore “Doktor”. Në dt. 07. 02. 2019 u njoftua asambleja e FE, për të dhënë mendime në lidhje me mënyrën e kandidimit për anëtar komisioni, deri më dt. 14. 02. 2019. Pas propozimeve të bëra, më datë 14. 02. 2019 u njoftua hapja e procedurës së kandidimit për të gjithë anëtarët e asamblesë që plotësonin kriteret përkatëse. Gjatë periudhës së kandidimit nga dt. 14. 02. 2019 deri më dt. 21. 02. 2019, u paraqitën 19 kandidatura të kategorisë “Profesor”. Ditën e Mërkurë, datë 27. 02. 2019, u zhvillua mbledhja e asamblesë së FE, ku u diskutua situata që kaloi FE, problematikat, detyrimet e zbatimit të ligjit etj. si dhe zhvillimi i zgjedhjeve dhe mënyra e votimit për komisionin për dhënien e gradës shkencore “Doktor”. Në përfundim të procesit të votimit, dt. 27. 02. 2019, u shpallën fitues si anëtarë të këtij komisioni, si më poshtë:
Prof. Dr. Mimoza Skënderi (Kasimati) - Departamenti i Manaxhimit
Prof. Asoc. Dr. Arjan Qefalia - Departamenti i Manaxhimit
Prof. Asoc. Dr. Mirela Mersini - Departamenti i Marketingut
Prof. Dr. Albana Çami (Hashorva) - Departamenti i Ekonomiksit
Prof. Dr. Valentina Sinaj - Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
Prof. Asoc. Dr. Eglantina Zyka - Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
Prof. Dr. Petraq Milo - Departamenti i Financës
Prof. Asoc. Dr. Dorina Kripa - Departamenti i Financës
Prof. Dr. Vjollca Karapici (Ibrahimi) - Departamenti i Kontabilitetit
Në mbledhjen e tij të parë, dt. 28. 02. 2019, komisioni zgjodhi:
1. Kryetar, Prof. Dr. Mimoza Skënderi (Kasimati)
2. Nënkryetar, Prof. Asoc. Dr. Dorina Kripa