Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Kaunasit, Lituani, njofton se, Institucionet e Arsimit të Lartë në Lituani do të aplikojnë për financimin e vizitave të lektorëve dhe praktikantëve të kualifikuar nga jashtë vendit, të cilët do të kontribuojnë në programet studimore për vitin
akademik 2025.
Ky program ka për qëllim të sjellë përvojë ndërkombëtare, njohuri praktike dhe përfitime për
studentët dhe stafin e institucioneve të arsimit të lartë.
Qëllimi i Financimit:
Financimi është i dedikuar për mbështetjen e lektorëve dhe praktikantëve të huaj që do të
kontribuojnë në programet studimore të institucioneve të arsimit të lartë lituanez. Këto vizita synojnë të përforcojnë cilësinë e mësimdhënies dhe të rrisin mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar.

Afatet dhe Procedura e Aplikimit
• Afati i fundit për aplikim: 29 nëntor 2024, ora 12:00.
• Të gjithë aplikantët do të informohen për rezultatet e përzgjedhjes deri në fund të janarit
2025.
Për aplikim dhe për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Kaunasit në adresën:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. .

 

Klikoni për më tepër

Call visiting 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.