Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Projekti Erasmus+, hapet thirrja për të ndjekur studimet për një vit akademik pranë Institutit të Administrimit të
Ndërmarrjeve (Institute d'Administration des Entreprises, IAE), për vitin akademik 2024-2025.
- 14 (katërmbëdhjetë) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit
Erasmus+, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), në Universitetin e Poitiers, Francë, për vitin akademik 2024-2025, në gjuhën frënge.
- 3 (tre) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus+, në
Fakultetin e Shkencave ekonomike, të Universitetit ë Poitiers, Francë, për vitin akademik 2024-2025, në gjuhën frënge.
Afati i aplikimit: 15 shkurt 2024.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Më pas, studentët do t’i nënshtrohen një testi akademik për njohjen e gjuhës prej stafit akademik të IAE në Universitetin e Poitiers, që do të konsiderohet si testi final dhe pranimi zyrtar.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!