Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali për
semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
https://en.unich.it/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
Kohëzgjatja e bursave:
- 1 semestër;
Fushat e studimit:
- Gjuhë e huaj;
- Ekonomi.
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti “G.
d’Annunzio” Chieti-Pescara, klikoni në adresën:
https://en.unich.it/node/146
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor 850 Euro në muaj për studentët;
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Afati për aplikim: 08 Janar 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Klikoni për më tepër: Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.