Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2023-2024, në kuadër të Javës së 9-të Ndërkombëtare të stafit që organizohet nga Universiteti i Valladolid, Spanjë.

Tematikat: Workshope me tema të ndryshme të projektit Erasmus+ KA171-ICM; Workshope mbi Ndërkombëtarizimin;

Praktikat më të mira në ICM (mobilitetet e stafit/studentëve); Sfidat e ICM (mobilitetet e stafit/studentëve); Qëndrueshmëria dhe ndikimi i një projekti ICM; Vizibiliteti dhe përhapja e programit Erasmus+ KA2 për ngritjen e kapaciteteve.

Bursat përfshijnë: -Kompensimi ditor për stafin (160 Euro/ditë); -Universiteti i Valladolidit për çdo pjesëmarrës do të zbresë nga pagesa totale e bursës shumën prej 125 € për organizimin e aktiviteteve sociale në kuadër të Javës së 9-të Ndërkombëtare të Stafit. Afati për aplikim: 18 Gusht 2023 ora 11:00.

Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://uvamobplus2.uva.es/publico/apply

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun: https://uvamobplus2.uva.es/publico/download/3/en/Convocatoria_COMPLETA_FIRMADA_EN 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim !

 

Klikoni për më tepër:

https://drive.google.com/file/d/1Go3Y8Ax2tzrMWxtGauguVQrI9LgX2RMV/view?usp=sharing

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.