Titulli akademik i studimitDiplomë Master i Shkencave në Administrim Publik
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 (dy) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në degë të ndryshme të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pranohen në programin e Masterit pa plotësim të njohurive formuese. Studentët që kanë përfunduar studimet bachelor në fakultete të ekonomisë (publike/jopublike–vendase/të huaja) mund të pranohen, pasi të jetë kryer njohja e diplomave të tyre, sipas rregulloreve përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Kritere të tjera pranimi (nëse ka) për pranimin në programin master: zotërimi i një BSc me mesatare të përgjithshme mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; zotërimi i një diplome BSc të marrë në Universitete të huaja, pas njohjes së tyre, me mesataren mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT; kriter tjetër (në rast se numri i kërkesave kalon numrin maksimal të studentëve): a - Testim me shkrim për formimin logjik, dhe /ose b- Mesatare e specialitetit, mbi një nivel të caktuar sipas rregullores përkatëse të FEUT.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i Masterit Shkencor në Administrim Publik është i përqëndruar në çështjet kryesore të administratës publike dhe ofron një hetim të thelluar të problemeve shoqërore dhe sfidave kritike me të cilat përballen organizatat dhe agjensitë qeveritare, organizatat jo-fitimprurëse apo çdo forme tjetër organizimi e cila është e përfshirë në krijimin e vlerës publike.

Ky program studimi, synon të:

  • Përgatisë studentët për karrierën si ekspertë apo specialistë në organizatat publike, në nivel qëndror apo lokal.

  • Ofrojë zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor, në fushën e administrimit publik.

  • Zhvillojë aftësitë e nevojshme, për të identifikuar dhe hetuar sfidat kritike në organizatat publike, për të analizuar se si këto organizata merren me secilën sfidë dhe për të hartuar teori dhe zbatuar politika dhe programe që i japin zgjidhje sfidave dhe krijojnë vlera publike.

  • Integrojë njohuritë e thelluara shkencore me aftësitë praktike, në fushën e administrimit publik.

  • Të zhvillojë tek studentët aftësitë analitike dhe metodologjike, duke i mundësuar atyre analizimin dhe përgjigjen e pyetjeve të ngritura në Organizatat Publike, në kontekstet bashkëkohore ku ato zhvillohen.

Struktura e ndërtimit të programit Master i Shkencave në Administrim Publik, synon të sigurojë një paketë të plotë njohurish dhe të fokusuar njëkohësisht në fushën e:

  • Manaxhimit të organizatave publike

  • Hartimit të planeve strategjike dhe implementimit të sukseshëm të tyre në organizatat publike

  • Manaxhimit të burimeve njerëzore të organizatave publike

  • Vlerësimit të politikave dhe strategjive në organizatat publike

  • Lidershipit të organizatave publike

  • Manaxhimit financiar të organizatave publike

Veprimtaritë formuese:

1. Lëndë të formimit të përgjithshëm (Administrim Publik, Ekonomiks Publik.)

12 kredite

2. Lëndë të formimit karakterizues (MBNJ në Sektorin Publik, E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative, Metoda Kërkimi, Manaxhim Financiar i Organizatave Publike, Administrim Publik Europian, Planifikim Strategjik, Sjellja Organizative në Sektorin Publik, Manaxhimi i Organizatave Publike, Lidershipi)

53 kredite

3. Lëndë integruese (Qeverisja Qëndrore dhe Lokale, Menaxhimi i Projekteve dhe Kontratave, Vlerësimi   i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik.) 15 kredite

4. Lëndë me zgjedhje (Administrim Fiskal ose Sistemet e Informacionit të Manaxhimit)                                        

5 kredite

5. Lëndë të formimit plotësues (Praktika.)

5 kredite                                                                                                                                               

6. Përgatitje tezë diplome (Mikroteza.)

30 kredite


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtëme:

NotaPikët
4 0-50 pikë
5 51-57 pikë
6 58-65 pikë
7 66-73 pikë
8 74-81 pikë
9 82-89 pikë
10 90-100 pikë

Mundësia për studime të mëtejshme

Pas përfundimit të Masterit Shkencor në Administrim Publik, ose dhe përgjatë ndjekjes së tij, studentëve u hapen dyert e mundësive për avancime të mëtejshme në studime, duke mundësuar edhe karriere akademike. Mundësitë për studime të mëtejshme janë:

  • Transferimi i krediteve të marra në këtë program studimi të këtij institucioni, në një institucion tjetër, duke rritur fleksibilitetin e programit të studimit për studentët dhe duke i dhënë atyre mundësinë për studime të mëtejshme në institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit. Kurikula prej 120 kreditesh e programit të Masterit Shkencor në Administrim Biznes është e ndërtuar sipas kartës së Bolonjës dhe është pjesë e sistemit Europian të transferimit dhe akumulimit të krediteve (ETCS). Kjo i mundëson studentëve këtë trasferim.

  • Ndjekja në mënyrë koherente e një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të tretë, doktoraturës në fushën e Administrimit Publik, duke rritur në këtë mënyrë mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre akademike dhe profesionale.

  • Ndjekja e një karriere të thellimit të aftësive profesionale dhe praktike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të Masterit Ekzekutiv, një program i ciklit të tretë të studimeve me karakter dhe orientim të theksuar praktik.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert i administrim publik me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike. Përfitimi i këtyre njohurive bën të mundur që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në:

  • Institucione në nivel qendror dhe lokal,

  • Institucione kërkimore-shkencore,

  • Ente,

  • Agjensi dhe shoqata të ndryshme.

  • Organizata jofitimprurëse,

  • Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja

  • Organizata të tjera qeveritare, si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e administratorit të organizatave të cilat janë të përfshira në krijimin e vlerës publike.

  • Konsulent për organizatat publike.

Diploma Master i Shkencave në Administrim Publik është ura lidhëse në vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore-shkencore doktorale. Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë studentëve vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (doktoraturës). Kjo u mundëson studentëve dhe arritjen e punësimit në institucionet e arsimit të lartë, duke i hapur atyre dyert e një karriere akademike brenda dhe jashtë vendit.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Administrim Publik 6 60 I
2 Manaxhimi i Burimeve Njerëzore në Sektorin Publik 6 60 I
3 Ekonomiks Publik 6 60 I
4 E Drejtë Kushtetuese dhe Administrative 6 60 I
5 Manaxhimi i Organizatave Publike 6 60 I
6 Manaxhim Financiar i Organizatave Publike 6 60 II
7 Administrim Publik Europian 6 60 II
8 Planifikim Strategjik 6 60 II
9 Sjellja Organizative në Sektorin Publik 6 60 II
10 Metoda Kërkimi 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë
1 Lidershipi 6 60 I
2 Qeverisja Qendrore dhe Lokale 6 60 I
3 Menaxhimi i Projekteve dhe Kontratave 6 60 I
Lëndë me zgjedhje
4 Administrim Fiskal 6 60 I
Probleme Biznesi dhe Manaxhimi i Riorganizimit
Sistemet e Informacionit të Manaxhimit
5 Vlerësimi i Politikave dhe Performancës në Sektorin Publik 6 60 II
6 Praktika 12 300 II
7 Mikroteza 18 150 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 750  
Total Viti I+II 120 1350  
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.