Titulli akademik i studimitDiplomë Master Shkencor në Manaxhim Risku
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Dytë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Anglisht, Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 2 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studentët që kanë përfunduar një Program Bachelor në Financë në Fakultetin e Ekonomisë ose që kanë diplomë rë sistemit të vjetër (4 vjeçar) në Financë, Fakulteti i Ekonomisë, pranohen në programin Master pa ndonjë kërkesë shtesë të përmbushjes së njohurive arsimore bazë. Studentët që kanë përfunduar një Program Bachelor në Financë-Kontabilitet ose Administrim Biznes në fakultete të tjera (publike/private/kombëtare/të huaja) mund të pranohen pas njohjes formale të diplomës së tyre sipas rregullores përkatëse të Fakultetit të Ekonomisë. 

Studentët që kanë përfunduar një program Bachelor në Administrim- Biznes në Fakultetin e Ekonomisë, pranohen në Master, pas përftimit të njohurive të tyre arsimore bazë.

Për studime të kryera jashtë shtetit kërkohet  ekuivalentimi dhe njohja e  Diplomës nga MAS (Ministria e Arsimit dhe Sportit).


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Masteri Shkencor në Manaxhim Risku targeton nevojat e reja të tregut dhe synon të ndërthurë njohuritë në fushën e manaxhimit të riskut në tre drejtime kryesore: manaxhimi i riskut të ndërmarrjes, manaxhimi i riskut financiar dhe manaxhimi i riksut të katastrofave. Masteri zhvillohet si bashkëpunim i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe universiteteve partnere të Projektit K-Force i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky program ofron një sistem të gjerë të njohurive në financë dhe veçanërisht në fushën e manaxhimit të riskut, me objektivin kryesor të formimit të specialistëve të aftë për të ushtruar profesionin e analistit të riskut në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kurrikula e programit përgatit studentin me të gjitha aftësitë e nevojshme si një analist i riskut me një nivel të lartë të njohurive shkencore teorike dhe njohurive praktike, si dhe njohuri të thella në analizat sasiore.


Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

NotaPikët
4 deri në 50 pikë
5 51-57
6 58-65
7 66-73
8 74-81
9 82-89
10 90-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Përfundimi me sukses i këtij programi studimi, u mundëson studentëve ndjekjen në mënyrë koherente të një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të doktoraturës, duke rritur kështu mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.


Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Ky program do të ofrojë një sistem të gjerë njohurish në financë dhe specifikisht në fushën e manaxhimit të riskut, me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të analistit të riskut në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kurrikula e programit e përgatit studentin me të gjitha aftësitë e nevojshme si analist risku me një nivel të lartë njohurish shkencore teorike dhe njohuri praktike, si dhe orfron njohuri të thelluara në drejtim të analizave sasiore. Një diplomë e tillë do t’iu mundësojë studentëve të diplomuar në këtë program studimi punësimin në institucione në nivel qendror dhe lokal, institucione kërkimore-shkencore, institucione financiare, ente, kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj, si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e manaxherit të riskut.


Detajet e programit të studimit

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Bazat e Vlerësimit të Riskut dhe Vendimmarrja 6 60 I
2 Manaxhimi i Riskut të Ndërmarrjes 6 60 I
3 Ekonometri 6 60 I
4 Parashikimi dhe Vlerësimi Financiar 6 60 I
5 Metoda Kërkimi 6 60 I
6 Manaxhimi i Riskut të Katastrofave 6 60 II
7 Probabiliteti në Manaxhimin e Riskut 6 60 II
8 Manaxhimi i Riskut dhe Sigurimet 6 60 II
9 Ekonomiks Zhvillimi  6 60 II
10 Manaxhimi i Riskut në Banka 6 60 II
Gjithsej Viti i Parë 60 600  
Viti i Dytë
1 Auditim me Bazë Risku 6 60 I
2 Modelimi i Riskut në Praktikë 6 60 I
Lëndë me Zgjedhje (stud. zgjedh  3 lëndë)

3

 Manaxhimi i Riskut në Sistemet e Informacionit 6 60 I
 Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike 6 60 I
 Tregjet e Energjisë 6 60 I
 Logjistikë dhe Manaxhim Operacionesh 6 60 I
 Vlerësimi Pasurive të Paluajtshme 6 60 I
 Siguria dhe Shëndeti në Punë 6 60 I
4 Praktika 12 240 II
5 Mikroteza 18 70 II
Gjithsej Viti i Dytë 60 610  
Total Viti I+II 120 1210  
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.