Titulli akademik i studimitDiplomë Bachelor në Informatikë Ekonomike
Cikli i studimit Studime të ciklit të parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Institucion publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Shqip
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 vjet
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Diplomë e shkollës së mesme, “Matura shtetërore”

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike është t’u japë studentëve njohuritë bazë formuese në fushën e bazave të të dhënave, programimit, multimedias, rrjetave kompjuterike, etj, me fokus kryesor formimin e specialistëve të informatikës së aplikuar në biznes dhe dhënien e mundësisë për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë. Për realizimin e këtij objektivi programi parashikon studime në fusha të tilla bazë si gjuhët e programimit, arkitektura e kompjuterave, sistemet e operimit, algoritmikë, strukturë të dhënash, komunikim të dhënash dhe rrjetat kompjuterike, etj, të kombinuara me njohuritë në fusha të tjera si statistikë, ekonometri, matematikë e zbatuar në ekonomi, mikroekonomi, makroekonomi, etj.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe kompetencat që përfitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të ciklit të dytë, duke rritur kështu mundësinë e karrierës së tyre profesionale.

Veprimtaritë formuese:

  1. Lëndë të formimit të përgjithshëm: Matematikë 1, Hyrje në Ekonomi, Matematikë 2, Mikroekonomi, Makroekonomi, Bazat e Statistikës, Statistikë e Zbatuar.

  2. Lëndë të formimit karakterizues: Hyrje në Informatikë, Algoritmikë, Programim në C++, Multimedia, Strukturë të Dhënash, Arkitekturë Kompjuteri, Matematikë e Zbatuar, Programim në Java, Sisteme Shfrytëzimi, Komunikim të Dhënash dhe Rrjetat Kompjuterike, Ekonometri, Sisteme Informacioni në Menaxhim, Programim në Web, Teori e Bazave të të Dhënave

  3. Lëndë integruese: Marketing, Menaxhim, Kontabilitet Financiar, Drejtim Financiar.

  4. Lëndë me zgjedhje: Grafikët Kompjuterikë / Software Aplikativ / Siguria e Informacionit / Ndërveprimi Njeri - Kompjuter, Etikë Biznesi  /Inovacion.

  5. Lëndë të formimit plotësues: Gjuhë e Huaj 1, Gjuhë e Huaj 2, Shkrim Akademik, Çështje Ligjore të Informatikës.

  6. Praktika.

  7. Mikroteza.

Skema e vlerësimit

Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistem notash nga 1 në 10, ku notat kanë kuptimin e mëposhtëm: 1-4 mbetës, 5 mjaftueshëm, 6 kënaqshëm, 7-8 mirë, 9 shumë mirë, 10 shkëlqyer.

Gjatë provimeve aplikohet një sistem pikësh, rezultatet e të cilave konvertohen në nota bazuar në skemën e mëposhtme:

NotaPikët
4 deri në 40 pikë
5 41-50
6 51-60
7 61-70
8 71-80
9 81-90
10 91-100

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë në fushat e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, por jo vetëm.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron një diplomë Bachelor në Informatikë Ekonomike mund të punësohet si specialist në sektorin e Teknologjisë së Informacionit por edhe si specialist në sektorin e Ekonomisë, në institucione të ndryshme publike dhe private, kompani që janë të orjentuara drejt Teknologjisë së Informacionit por jo vetëm, sistemin bankar, organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, etj.

Nr.LëndaECTSOrë gjithsejSemestri
Viti i Parë
1 Hyrje në Informatikë 7 75 I
2 Algoritmikë 6 60 I
3 Programim në C++ 5 60 I
4 Matematikë 1 6 60 I
5 Hyrje në Ekonomi 5 60 I
6 Gjuhë e Huaj 1 (anglisht) 3 30 I
7 Multimedia 5 60 II
8 Struktura e të Dhënave 6 60 II
9 Matematikë 2 5 60 II
10 Marketing 4 45 II
11 Menaxhim 4 45 II
12 Gjuhë e Huaj 2 3 30 II
Gjithsej Viti i Parë 59 645  
Viti i Dytë
1 Arkitekturë Kompjuteri 6 60 I
2 Matematikë e Zbatuar 6 60 I
3 Bazat e Statistikës 6 60 I
4 Mikroekonomi 6 60 I
5 Programim në Java 6 60 I
6 Sistemet e Shfrytëzimit 7 75 II
7 Makroekonomi 6 60 II
8 Kontabilitet Financiar 6 60 II
9 Shkrim Akademik 4 45 II
10 Statistikë e Zbatuar 6 60 II
Gjithsej Viti i Dytë 59 600  
Viti i Tretë
1 Komunikim të Dhënash dhe Rrjeta Kompjuterike 6 60 I
2 Ekonometri 6 60 I
3 Drejtim Financiar 6 60 I
4 Sistemet e Informacionit të Menaxhimit 7 75 I
5 Çështje Ligjore të Informatikës 4 45 II
6 Programim në Web 6 60 II
7 Teoria e Bazave të të Dhënave 7 75 II
Lëndë me zgjedhje (dy gjithsej një për çdo grup)
8 Software Aplikativë 5 60 I
Grafikët Kompjuterikë
Siguria e Informacionit
Ndërveprimi Njeri-Kompjuter
9 Inovacion 5 60 II
Etikë Biznesi
10 Praktika 4 80 II
11 Mikroteza 6 60 II
Gjithsej Viti i Tretë 61 660  
  Total Viti I+II+III 180 1940  
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.