Ndarja në Salla për mbrojtjen e mikrotezëz - MPFKA - MPTIMPB
Njoftohen të gjithë studentët Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim dhe Master Profesional në Teknologji Informacioni dhe Proceseve të Biznesi, që mbrojtja e Diplomave do të zhvillohet ditën e Premte, datë 28 Shkurt 2025, ora 15:00.
Dorëzimi i dokumentacionit (mikrotezë, përmbledhje e punimit në gjuhën angleze, CD, vlerësim i pedagogut udhëheqës) do të bëhet pranë Departamenteve përkatëse, deri në datën 27 Shkurt 2025, ora 12:00.
Datat e Provimeve, Master Viti i Parë, Semestri I, Viti Akademik 2024-2025
Studentët, duhet të regjistrohen vetëm në portalin e-Student nëpërmjet llogarisë së tyre në e-Albania.
Kujdes! Regjistrimi për provim do të kryhet deri 24 orë para provimit.
* Studentët të cilët mund t'i shfaqen probleme gjatë procesit të rregjistrimit, në portalin E-Student, të paraqiten pranë Degës së IT, në katin e dytë.
Studentët të cilët nuk shlyejnë detyrimet financiare deri në fund të këtij sezoni nuk do të lejohen të hyjnë në provimet e sezonit.