Në datën 6 Korrik 2021, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dhori KULE priti në një takim, drejtoreshën e re të Institutit Konfuci në Shqipëri Prof. Zhang Xiooying dhe drejtorin shqiptar të Institutit Konfuci z. Erion Malaj. Në këtë takim u diskutua lidhur me rritjen e nivelit të bashkëpunimit midis FEUT dhe universiteteve në Kinë, promovimin më të gjerë të gjuhës kineze, shkëmbimin e studentëve, që mund të studiojnë në 2 vendet respektive, vizita studimore të pedagogëve, si edhe lidhur me bashkëpunimin në aktivitete dhe konferenca të të përbashkëta kërkimore shkencore.