Që prej vitit 2015, Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Torinos në Itali ofron 2 diploma të dyfishta, Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim, si dhe Master Profesional në Teknologji Informacioni dhe Menaxhim i Proceseve të Biznesit.

Gjatë bashkëbisedimit me studentë e pedagogë të angazhuar në këto programe, ministrja Znj.Kushi u njoh me përvojën e tyre rreth këtyre programeve dhe lehtësitë që u janë krijuar studentëve për t’u integruar sa më shpejt në tregun e punës.

Mbështetja e universiteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet më të mira europiane do të jetë prioritet i MASR në vitet e ardhshme, me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Klikoni për më tepër: 

Takim i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë me studentë dhe anëtarë të Dekanatit të FEUT

WhatsApp_Image_2021-07-15_at_09.41.42.jpeg

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.