Javën e parë të qershorit u organizua një bashkëbisedim virtual midis studentëve të FEUT-së dhe përfaqësueses së EducationUSA në Shqipëri. EducationUSA është një rrjet që ofron konsulencë falas për të gjithë proçedurën e aplikimit, mbështetje të plotë dhe facilitet për të bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për të ardhmen e tyre.
Kryefjala e këtij bashkëbisedimi konsistoi në:
- Gjetjen e institucionit arsimor të duhur për të studiuar në ciklin Bachelor, Master, Doktoraturë, si dhe në programe afatshkurtra studimi;
- Financimin e studimeve;
- Dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për universitet, referuar kritereve dhe kërkesave specifike të universiteteve;
- Aplikimin për vizë studentore;
- Diskutimin praktik të pyetjeve dhe të situatave reale të studentëve.
Përmes këtij bashkëbisedimi virtual, studentët nga të gjitha degët e studimit të FEUT-së shfaqën interes mbi mundësitë e studimit në SH.B.A dhe si rrjedhojë bashkëpunimi jonë gjatë vitit të ardhshëm do të jetë më i shpeshtë në mënyrë që më shumë studentë të kenë akses në informacionin mbi mundësitë e edukimit në SH.B.A.