Në këto data do të zhvillohen provime (online), ku studentët mund të marrin pjesë sipas përcaktimeve të mëposhtme:
1. Viti I dhe II, Bachelor, deri në 3 provime, për lëndë në provimet e të cilave nuk kanë mundur të marrin pjesë për arsye teknike, pra rezultojnë me shënimin NUK U PARAQIT.
2. Viti III, Bachelor, deri në 3 provime ende të pashlyera.
3 .Viti I, MASTER, deri në 2 provime, për lëndë në provimet e të cilave nuk kanë mundur të marrin pjesë për arsye teknike, pra rezultojnë me shënimin NUK U PARAQIT.
4. Viti II, Master deri në 2 provime ende të pashlyera.
Për të marrë pjesë në këto provime është i nevojshëm regjistrimi paraprak në formularët e mëposhtëm brenda dt. 7 Korrik, ora 16:00. Në datën 7 Korrik do të afishohet grafiku përkatës i provimeve, sipas të cilit provimi në një lëndë do të zhvillohet vetëm një herë gjatë kësaj periudhe.
Suksese!