Future Agro Challenge është një konkurs ndërkombëtar për startup-et në fushën agro, i cili zhvillohet në Shqipëri për të tretin vit radhazi. 

Qëllimi i këtij konkursi është që të mbështesë idetë e biznesit, startup-et dhe bizneset që janë duke operuar në treg në më pak sesa 5 vite, duke i ndihmuar në njohuri, trajnime dhe duke ju dhënë mundësinë të marrin pjesë n` Samitin e Agro-s në Selanik në Tetor 2021.  

Kush mund të aplikojë?

  • Personat që kanë një ide biznesi në fushën agro; 
  • Startup-et që operojnë në treg jo më shumë sesa 5 vite; 
  • Kanë një ndërthurje të inovacionit me industrinë agro. 

Për çfarë konkurrohet?

  • Trajnim dhe mentorim one to one;
  • Network me sipërmarrës të suksesshëm në këtë industri; 
  • Fituesi i Future Agro Challenge do të udhëtoj drejt Greqisë për të marr pjesë në Samitin e Agros në Greqi. 

Deadline i aplikimit është data 12 korrik 2021 në link-un në vijim: 

https://business-terminal.triplecity.al/future-agro-challenge-albania-2021/ 

Aktiviteti do të zhvillohet më datë 14 korrik 2021 (online dhe fizikisht).

Njoftimi ne social- media: 

https://www.facebook.com/triplecity.al/photos/a.104581814782094/270292784877662/ 

banner-agro-2021-copy--2----co_1_1.jpg

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.